Çmimi i limonave në një pikë shitje në Durrës
Kush abuzon me çmimet duke shfrytëzuar situatën e emergjencës nga COVID-19 do të gjobitet, e në rast përsëritje do t'i pezullohet veprimtaria me 6 muaj. Kryeministri Edi Rama në detajet e tjera nga akti normativ, tha se pikat e shumicës gjobiten me 5 milionë lekë, ndërsa të pakicës me 100 mijë lekë.
"Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë. Në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj", shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Edhe spitalet private në shërbim të shtetërorit, kush thyen urdhrin 5 mln lekë gjobë, mjekët të detyruar të punojnë
G.M./b.ha./ReportTv.al