Oficerët gjermanë

Aktivistët e të majtës ekstreme në Gjermani protestojnë kundër dënimit të personave që sulmuan neonazistët

4 Qershor 2023, 15:18| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 15:20

  • Share

Qindra protestues të së majtës ekstreme u përleshën me policinë në qytetin gjerman lindor të Leipzig mbrëmjen e së shtunës, gjatë demonstratave për dënimet me burg të dhëna disa personave të dënuar për sulme kundër neo-nazistëve.

Në fillim të kësaj jave, një gjykatë në Dresden dënoi katër aktivistë të krahut të majtë, duke përfshirë një studente të njohur të identifikuar në mediat gjermane si Lina E, për kryerjen e akteve të dhunshme kundër neo-nazistëve, duke i dënuar ata me burgim nga dy deri në pesë vjet. Grupet e së majtës ekstreme në mbështetje të Lina.E, e cila është nga Leipzig, kanë protestuar kundër vendimit.

Një marsh antifashist "Dita-X" që ishte planifikuar, u zhvillua gjatë ditës së djeshme në Leipzig ku pati edhe disa përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Policia u përpoq në fillim të qetësonte protestuuesit, por kur ata u bënë të dhunshëm dhe oficerët u sulmuan, autoritetet u përgjigjën me forcë. Pesë persona u arrestuan, të gjithë shtetas gjermanë të moshës 20 deri në 32 vjeç.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?