Teatri Kombetar

Kultura

Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit përplasen ashpër me BE, hasin kundërshtinë e ambasadorit për protestën

1 Nëntor 2018, 18:54| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 18:57

  • Share

Mbështetja që Bashkimi Europian i dha projektit të ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar i ka acaruar ndjeshëm aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke sjellë një reagim të ashpër edhe ndaj Kryetarit të ri të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Tre ditë më parë ata kanë zhvilluar një takim me ambasadorin. Burime të brendshme thonë se takimi është karakterizuar nga debate të forta dhe ka ndeshur në kundërshtinë e ambasadorit për kauzën.

Një fakt i tillë pranohet edhe nga vetë aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët në deklaratën e lëshuar për mediat shprehen se "Ambasadori ishte mjaft mikpritës dhe takimi u karakterizua nga një debat i fortë e mjaft etik, por, megjithë përpjekjen e vazhdueshme për një qëndrim të përbashkët, të dy palët kanë pikëpamje të ndryshme në lidhje me problemin Teatrit, por edhe të zhvillimeve politike në vend që kanë frymëzuar çështjen e Teatrit."

Ata shkojmë edhe më tej duke kërkuar distancimin e shqiptarëve nga qëndrimet e mbajtura nga përfaqësuesit e BE në vendin tone, duke i sulmuar: “Sado dashamirës ose jo të jenë ambasadorët e huaj në vend, është e qartë se ideja që zhvillimi i vendit vjen prej tyre është një mit i rrezikshëm mbi të cilin nuk mund të mbështeten më shpresat e shqiptarëve”.

Komisioni Europian i dha fund ngërçit për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar kur sugjeroi hapjen e garës për projektin, propozim i cili u dëgjua menjëherë nga Parlamenti, që miratoi ndryshimet në ligj.

Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i dërgoi një letër qeverisë shqiptare, në të cilën sqarohej se ligji i depozituar në Parlament nuk shkelte Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Komenti ne Facebook i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?