Sali Berisha dhe Mio Gjukanoviç

Aktivisti: Gjukanoviç dhe Berisha e ka ndihmuar Millosheviçin më shumë se shumë të tjerë

19 Maj 2022, 11:55| Përditesimi: 19 Maj 2022, 11:58

  • Share

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, aktivisti i Shoqërisë Civile, Leart Kola ka ironizuar të gjithë ata që më herët kishin shpallur hero Presidentin malazez Milo Gjukanoviç i cili doli kundër Ballkanit të Hapur, ndryshe nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic i cili e mbështet këtë nismë.

Leart Kola shprehet se për të gjithë ata që e kanë harruar faktin që Djukanovic, ka qenë pikërisht ai që ka ndihmuar Millosheviçin madje edhe më shumë se Vuçiç në luftën kundër shqiptarëve.

Kola shkruan se në disa momente kyçe ai e ka ndihmuar edhe me ndihmën e Sali Berishës kur në lojë ishte nafta kontrabandë nga Shqipëria që përdorej për mjetet serbe të luftës.

“Nuk dua t’ju lëndoj sedrën e nacionalistit, por historia na fakton qe Djukanovici e ka ndihmu Milloshin me shume se Vuçiçi ( ne disa momente kyçe dhe me ndihmën e Salës tonë kur ishin kontrabandiste nafte) Kështu qe me “karar” lëvdatat se e mbani dhe veten si gardiane te historisë”, shkruan Kola.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?