“Aktiv1st”, një aplikacion për anëtarët e PS ka ndezur debatin politik me akuza dhe kundër akuza ndërmjet palëve në politikë. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv deputeti socialist Petro Koçi u shpreh se aplikacioni është vetëm për anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Socialistë. Sipas Koçit, ky është një instrument me natyrë digjitale, dhe tregohet performanca e partisë socialiste në terrenin online. Për Koçin, ato që publikuan sot një listë të prodhuar me mbi 12 mijë emra, duhet të mbajnë përgjegjësi penale. Sipas Koçit përmendja nga opozita e emrave të prokurorëve e gjyqtarëve, është bërë për faktin se duan thonë se drejtësia është e kapur.
‘Është për anëtarët e PS-së, mbështetësit e saj të cilët pranojnë të jenë pjesë e këtij aplikacioni. Është një instrument me natyrë digjitale të cilët pranojnë që të shkarkojnë. Tregojnë performancën digjitale që ka PS duke filluar nga PS e deri tek njerëz të thjeshtë. Sa më shumë anëtarësim në terrenin e rrjeteve sociale. Është një terren shumë i rëndësishëm politik, s’ka lidhje me të dhënat personale. Mund të regjistrohesh ose nëpërmjet adresën në Google ose FB. Ai që ka prodhuar atë listën duhet të mbajë përgjegjësi penale. Ai që ka futur emrat. Pse kanë zgjedhur njerëz nga drejtësia, për të thënë se drejtësia është e kapur. Kjo është banale.'- tha Petro Koçi.
Por deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi thotë se të gjithë aktivistët, janë punonjës të administratës, të cilët detyrohen nga drejtues institucionesh, që të bëhen pjesë e aplikacionit dhe të aktivizohen online. Për Baçin, pasi e politizon administratën e shantazhon për të blerë zgjedhjet.
‘Problem që ngre PD, janë aktivistë janë punonjës të administratës, janë prokurorë e gjyqtarë, janë 1001 të vërteta. Janë drejtues institucionesh që kanë filluar e i detyrojnë të bëhen pjesë e këtij aplikacioni për liket që japin për sharet qe bëjnë. Janë duke i monitoruar duke parë pikët shpërndarjen. Është fakt se punonjësit janë në masën 90% të regjistruar tek aplikacioni aktivisti. Ne nuk po themi është shkelje e ligjit, por s’duhet të futet të administratë. Pasi e politizon administratën e shantazhon, është për të blerë zgjedhjet. Është një kontroll i imët i detajuar që i bëhet administratës. Duhet të shpërndajë të gjitha publikimet e PS-së. Të gjithë punonjësit e administratës i ke me detyrim.’- u shpreh Baçi.
“Aktivisti”, një aplikacion për anëtarët e PS ka ndezur debatin politik. Opozita thotë se në aplikacion janë regjistruar edhe prokurorë e gjyqtarë për t’i bërë fushatë qeverisë, ndërsa duke e mohuar socialistët thonë se tek “Aktivisti” mund të regjistrohet kushdo, edhe me emrin e dikujt tjetër. Kryeministri Rama i dha zemër anëtarëve duke i kujtuar se do sprovohen derisa të marrin forcën e patronazhistëve.