Aktivisti shqiptaro-amerikan, Kokalari për Report Tv: Nëse Berisha bëhet kryetar vendoset funerali i PD! DASH ka prova për të

11 Dhjetor 2021, 17:28| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 07:14

  • Share

Nëse Berisha do të bëhet kryetar do të jetë funerali i PD. Qëndrimin e fortë aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari, e ka shprehur në një intervistë të dhënë për gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj. Sipas tij Kuvendi i thirrur nga Berisha është thjesht Luftë për interes vetjak. Kokalari u shpreh se vendimi i DASH s'ka lidhje me Soros, pasi DASH ka prova. Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari tha se Berisha e Meta po mbajnë peng demokracinë.

A i keni ndjekur lajmet e fundit ne lidhje me vizitën e zotit Gabriel Escobar nga Departamenti I Shtetit në Tiranë?

Po i kam ndjekur lajmet.

Po në lidhje me mesazhet që ai ka dhënë një ditë më parë në Tiranë?

Besoj se është e rëndësishme që në ditën ndërkombëtare anti korrupsion ata vendosën që të vijnë në Shqipëri. Kjo është me rëndësi, por edhe për të potencuar se individi Berisha është I korruptuar.

Pse është e rëndësishme për shtete të vogla si Shqipëria që të luftojnë këtë fenomen?

Është e rëndësishme sepse korrupsioni është një fenomen që minon demokracinë. Korrupsioni e ka ndotur ambientin politik në Shqipëri. Une për këtë kam folur në shumë raste. Kjo ka ndikuar në uljen e investimeve pasi shumë koorporata të njohura botërore janë shumë skeptike për të ardhur dhe të investojnë në Shqipëri. Ata nuk mund tja lejojnë vetes të përfshihen në një shtet që ka korrupsion. Këtu në SHBA kemi ligje që e thonë qartë nëse përfshihesh në korrupsion shkon në burg. Dhe le të jemi të qartë, reputacioni për korrupsionin nuk filloj vetëm me këtë qeveri por ka kohë. Filloj shumë kohë me parë dhe lidhet me emrin e Sali Berishës.

Po do ju pyes edhe për atë. Nuk e di sa jeni I njohur me situatën në Partinë Demokratike në Shqipëri, ku kemi zotin Berisha që pasi u shpall 'non grata' do të rimarrë karrigen e kreut të PD?

Kjo është normale për Berishën. Berisha kërkon pushtet, ai kërkon para. Për të marrë këto gjëra atij I duhet kontrolli I partisë. Dhe për të arritur këtë qëllim atij I duhet që të marrë kontrollin e PD. Pra ai do të bëj ç'mos të rikthehet. Por po e bën këtë për veten e tij dhe familjen e tij, jo për interes të vendit.

A beson se ai ka mundësi që të zgjidhet përsëri në krye të partisë demokratike? Pa mbështetjen e SHBA që duhet thënë e ka shpallur 'non grata'?

Çdo gjë është e mundur, ai ka bërë fushatë shumë agresive. Berisha është si një vampir, nuk besoj se ai do të tërhiqet vetëm nëse dikush do ta godasë me një hesht në zemër. Ai po bën çdo lloj marifeti, po përdor gjithë repertorin e tij bazuar në mashtrime dhe gënjeshtra dhe mbi këto kërkon të drejtoj opozitën kundër SHBA.

Pse mendoni se është e rëndësishme për partitë politike shqiptare që të kenë mbështetjen e SHBA?

Pa SHBA nuk do të kishte Shqipëri. Pa SHBA nuk do të kishte demokraci në Shqipëri. Por sdo të kishte as pavarësi të Kosovës. Pra pa SHBA sdo të kishte Shqipëri fare. Është e qartë fare se pse partitë politike në Shqipëri një parti politike duhet të këtë mbështetjen e SHBA.

A besoni se zoti Berisha është I korruptuar, si e ka deklaruar edhe Departamenti amerikan I shtetit?

Pa dyshim që kjo është një pyetje që ka shumë dimensione. Dua t them fakte që në fakt I kam deklaruar edhe më parë, ndjesë. Para së gjithash në respekt të Departamentit të Shtetit për atë që ka deklaruar për zotin Berisha, është shumë e vështirë për mua të besoj se George Soros ka influencuar apo ka paguar për të shpallur Berishën non grata. Soros ka capital politik, por Departamenti Amerikane I shtetit, nuk vepron me urdhëra apo se I thotë dikush. Pikë së pati është ambasaDA AJO QË KA MBLEDHUR SHUMË INFORMAcion për Berishën, dhe unë e di që ata e dinë se unë vetë ju kam dërguar shumë informacione ndër dekada. Pra a është Soros që fshihet pas kësaj dhe DASH ka vepruar se I thotë ai, e kam shumë të vështirë ta besoj. Ata kanë arsye të mira për ta bërë këtë. Unë nuk kam nevoje për Sorosin, pasi unë e di se çfarë ka bërë Berisha. Mbaj mend në vitin 1997, kur të gjithë I thanë edhe unë të ndalonte firmat piramidale, dhe ai ma ktheu duke më thënë se nuk dija çfarë I thoja. Berisha vijoj me kokën e tij dhe vendi u zhyt në krizë dhe luftë civile. Por ka edhe më shikoni pak privatizimin e Armos. Ku shfaqet një ditë të bukur Rezart Taçi, që duhet të investonte 250 milion dollarë. Shumë që ai se investoj kurrë. Kompani falimentoj dhe Rezart Taçi është në kërkim për pastrim parash. Ata thanë se do ta përjashtonin nga çdo lloj investimi public dhe ai tentoj të privatizoj Albetrol. Dhe ndodhi e njëjta gjë, me përfshirjen e një kompni fantazëm në Cikago, dhe Taci prap fitoj. Ndodhi që u përfshi në letër edhe një bankë e vogël në Cikago, dhe unë bëra verfikimet dhe rezultoj një skandal I madh , pasi banka nuk ishte fare e përfshirë në këtë process. Unë kontaktova edhe zyrtarët e bankës dhe ma konfirmuan këtë gjë. Kam përgjigjen zyrtare nga banka se nuk dinte asgjë për këtë punë. Ky ishte një mashtrim. Ishte një tentativë e Berishës për të transferuar një aset strategjik të shtetit të Rezart Taci. Nuk ishte George Soros që e bëri këtë por ishte Sali Berisha dhe Rezart Taçi. Por ka edhe çështje të tjera me përfshirjen e familjen Berisha, si shitja e municioneve nëpërmjet një kompanie në Qipro, ku edhe Fatmir Mediu ishte ministër I mbrojtjes. Në SHBA ka patur njerëz që kanë bërë burg, ndërsa në Shqipëri jo. Dhe kjo ndodhi kur Berisha ishte në pushtet. Pra nuk me duhet as Soros apo Antoni Blinken për këtë, janë faktet aty. Pyeteni Berishën për këto pyetje. Nga kanë ardhur këto garanci nga qeveria, çfarë ndodhi me çështjen e Armos dhe municionet.

Çfarë besoni se do të ndodhi me nëse Berisha rikthehet në krye të Partisë Demokratike?

Ajo do të jetë dita e funeralit tqë PD. Do të ishte fundi I saj, do të kishte përcarje. Unë nuk jam një mbështetës I zotit Basha por PD ka humbur këto zgjedhje jo për shkak të Bashës por për shkak të Berishës. Berisha nuk ka plan për të ardhmen por vetëm korrupsion. Ai është një kancer për Shqipërinë, është një kancer për demorkacinë në Shqipëri, duhet të ikë, nuk duhet të jetë askund.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 12/12/2021 04:10

    Keta te amerikes i dine njerzit per budallenj. I ka DASH provat, thote. Ne SHBA ka ligje se si e qysh dhe cfare quhet Evidence pra Prove. Dhe ato qe ben DASH jane jo proces ligjor nen prova por nje qendrim politik ndaj te huajve meqe juridiksioni per amerikanet ja ndalon te vendose te tilla masa idiote pa vendim gjykate. Por per te huajt DASH ben ca te doje. Dhe fakti qe ben dike non grata nuk do te thote qe personi eshte fajtor. U pjerthci me gjithe amerike leshi.

    Përgjigju
    • Tosi: 12/12/2021 15:26

      E ke fjalen per veten ndoshta,Beni. Nen ligjin e SHBA sekretari i shtetit e ben designation ne baze te informacionit qe disponon. Jo provave. Komentet e mia jane teknike dhe jo politike. Ju qe u pelqen o me njeren pale te korruptuar o me tjetren,vreni punen tuaj. Por kur individe si ky Geri prej amerike apo edhe te tjeret bejne deklarate,ti permbahen faktit sic eshte e jo shtemberojne ato. Nese Berisha eshte i korruptuar,fajtor eshte DASH i SHBA qe na e pruri ne 1992 dhe ta pranoje. Dhe gjithashtu te mos vazhdoje te prodhojne te korruptuar monstra si Rama apo Meta e Basha. Tekniksht o pseudo anti shqupist.

    • Beni: 12/12/2021 11:51

      Qeka aktivizuar byrektorja e shqupit

  • Nje pyetje: 11/12/2021 19:15

    Po... partia e sapo themeluar, ose e rithemeluar, nga Berisha s’do kete asnje marredhenie me SHBA-te nese udhehiqet nga ai. Kaq e prej kohesh. Atehere, ne menyre qe partia te kete nje shanc minimal per pushtet politik duhet te kete nje udheheqes tjeter perpos Berishes. Madje edhe nese Berisha nuk e udheheq por thjesht fiton perkrahje antiamerikane nga kjo partia, atehere perseri rrezikon te mos kete marredhenie me Uashingtonin. Por ai s’ka cfare humbet ndaj do perpiqet gjithsesi. Atehere nje nga mundesite eshte Evi Kokalari-Angelakis. Dhe meqenese futen keta lloj tipash (Angelakis) ne lojen politike pse nuk shkuan pak me larg dhe te benin edhe Fazllicin pjese te kryesise dhe ndoshta edhe nen-kryetar partie. Si ka mundesi qe analistet shqiptar, me nje naivitet marramendes ndaj tipave qe jetojn jashte Shqiperise, nuk dijn te gjykojn se kush eshte i besueshem dhe kush perben rrezik potencial per kombin duke i hapur rrugen per influence politike mbi shoqerine shqiptare? Edhe ky Gari duhet trajtuar me pak kujdes. Ai u shpreh para ca kohesh ne nje intervist se kishte informacion nga CIA mbi disa ceshtje ne te shkuaren e politikes shqiptare. Si nuk i shkoi ndermend gazetarit ta pyeste kete zoterine (qe as shqip nuk di) se si i ra ne duar informacioni i CIA-s?! Si mundet nje aktivist te pretendoj se ka informacion nga nje agjensi inteligjence si CIA?!

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 11/12/2021 19:06

    Mire e thua z. Gery po hajde mbushja mendjen Evit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?