Arnold dhe Greta

VIP & Spektakël

Aktivistja 16-vjeçare ndikon në jetën e Arnold Schwarzenegger

11 Nëntor 2019, 16:02| Përditesimi: 11 Nëntor 2019, 16:08

  • Share

Arnold Schwarzenegger është një nga  yjet botërorë që ka mbështetur aktivisten 16-vjeçare për mbrojtjen e mjedisit, Greta Thunberg.

Vajza ka ndikuar në jetën e tij, pasi modifikoi motorin në 180 kuaj fuqi, për ta bërë më pak të dëmshëm ndaj mjedisit.

Makina e tij është një Pinzgauer 718K, e llogaritur për terrene të vështira dhe që përdoret gjerësisht nga ushtria austriake.

Çmimi fillestar për përdoruesit është rreth 100 mijë dollarë dhe motorin origjinal e kanë 2.4 litra naftë.

Ai gjithashtu ka thënë se ka porositur një Tesla për ta përdorur në SHBA, si dhe ka modifikuar Mercedes-Benz-in G-Class me një motor elektrik.

Thunberg, Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres dhe presidenti austriak Aleksandër Van der Bellen hapën Samitin Botëror Austriak R20, të organizuar nga ylli i Hollivudit dhe ish Guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger.

Schwarzenegger vlerësoi Thunberg si një ëndërrimtare, e cila kishte krijuar një lëvizje rinore për t’i mbajtur ata përgjegjës për premtimet e tyre dhe për të mbështetur ndryshimet klimatike.

Makina e modifikuar e Schëarzenegger

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?