Aktivistja e klimës, Greta Thunberg akuzohet për shkelje të rendit publik

18 Tetor 2023, 13:57| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 13:59

  • Share

Aktivistja e ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, është akuzuar për shkelje të rendit publik pas arrestimit të saj gjatë një proteste në Londër. 20-vjeçarja akuzohet për shkeljen e një urdhri të Seksionit 14 që policia vendosi jashtë hotelit InterContinental në Park Lane, ku drejtuesit e naftës u mblodhën të martën.

Thunberg ishte mes protestuesve që u mblodhën për të kundërshtuar një ngjarje të Forumit të Inteligjencës Energjetike. Në total, 27 protestues u arrestuan dhe 25 u akuzuan, raporton Reuters.

Ajo është liruar me kusht dhe do të dalë në gjykatë më 15 nëntor.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?