DIVJAKË- Elsa Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë ka denoncuar se është rrahur nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu pasi sipas saj po filmonte administratën duke marrë pjesë në takime elektorale.
Nga spitali, ku shfaqet me krahun e fashuar, Bita thotë se Shehu e ka sulmuar vetë personalisht, pasi policët e tjerë nuk iu bindën kur u tha që ta shoqëronte në komisariat.
“Isha duke filmuar brenda një lokali, nuk e di kush i njoftoi, ishin 4 vetë. Të tjerët po më shanin. Shefi i komisariatit vetë më qëlloi më tha pse filmon. E mori telefonin, më kapi dhe më foli. Vetëm ai ishte, të tjerëve iu thoshte shoqërojeni në komisariat. Të tjerët nuk po i bindeshin dhe më kapi vetë. Quhet Altin, mbiemrin s’ja di. Ka një muaj më duket që ka ardhur këtu.”-tha Elsa Bita.
Kandidati demokrat, Saimir Korreshi i bën thirrje autoriteteve shtetërore që të arrestojnë shefin e komisariatit të Divjakës, në të kundërt sipas tij i bën bashkëfajtorë me krimin.
“Shefi i komisariatit ka dhunuar barabarisht. I bëj thirrje autoriteteve shtetërore që policin e vendosur nga Erion Braçe në funksion të fushatës elektorale dhe ditën që ka ndaluar protestuesit nuk më ka lejuar të ushtroj aktivitetin tim si avokat me argumentin se jam kandidat i PD në kundërshtim me ligjin por nuk ka proceduar asnjë nga denoncimet tona. Edhe sot në kundërshtim me heshtjen elektorale urdhëro sot ç’bën shefi i komisariatit. I bëj thirrje të gjithëve dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu. Unë jam Saimir Korreshi kandidat i PD. Sot me urgjencë duhet të arrestohet shefi i komisariatit. Nëse SHKB nuk ngrihet në këmbë për të arrestuar shefin e komisariatit jeni pjesë e krimit jeni bashkëfajtorë me krimin, jeni pjesë e krimit dhe të lidhur me drejtuesit politikë dhe Erion Braçen. Kjo vepër penale është paturpësi e këtij shteti kriminal. Organet duhet të veprojnë”, tha ai.
Lidhur me këtë çështje, Ministria e Brendshme ka bërë me dije se SHÇBA ka nisur hetimet.
"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se:Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat. Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike", njofton Ministria e Brendshme.
Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe SPAK ta hetojë dhunën ndaj Bitës.
“I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë. I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata. Çdo mosveprim, ju ngarkon me përgjegjësi të plotë për çdo akt dhune në vijim. Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian”, shkruan ai.
Zv/ kryeministri Erion Braçe dhe njëherësh drejtues politik i PS-së për qarkun e Fierit deklaron se Elsa Bitën sot në Divjakë e rrahu bashkëjetuesi i saj, sipas tij një nga kriminelët që autorizon PD për mbikëqyrje territori jashtë orarit të lëvizjes.
Braçe akuzon se PD-ja në Divjakë ka ngritur një strukturë me kriminelë për zgjedhjet. Në postimin e tij të gjatë në Instagram, Braçe publikon edhe një letër me emrat e atyre që përbëjnë strukturën e ngritur nga PD-ja.
Aty janë shkruar emrat e Romeo Kovi, Jurgen Moncja, Henrik Gjini, Naridan Jonuzi. 2 prej tyre Braçe shkruan se janë me rekorde kriminale, për armëmbajtje pa leje, kultivim e trafikim droge, shkatërrim prone me djegie e grabitje. Këto persona Braçe shkruan se PD i autorizon për qarkullim jashtë orarit të ndalim qarkullimit.
Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë ka denoncuar se është rrahur nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu pasi sipas saj po filmonte administratën duke marrë pjesë në takime elektorale.
Ky grup është një tjetër provë e ngritjes së grupeve të armatosura të PD, me pretendimin për të mbrojtur votën. Një grup i ngjashëm në Elbasan solli vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Ngjarja e rëndë në Elbasan ndodhi një ditë më parë, ku mbeti i vrarë aktivist i PS-së, Pjerin Xhuvani që u qëllua për vdekje nga ish-polici i RENEA-s, Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Tjeter prove krimi! kriminele ne strukturen e PD Divjake per “mbikqyrje”!
Shiheni kete leter te vulosur me VULEN E PD,
nga Partia Demokratike; Konfirmon ngritjen e struktures se mbikqyrjes se territorit per nevoja te zgjedhjeve!
Shihini emrat; Mes tyre, jane dy shtetas me rekorde te renda kriminale:
armembajtje pa leje, kultivim e trafikim droge, shkaterrim prone me djegie e grabitje!
Shiheni perseri letren;
PD i autorizon keta kriminele per qarkullim jashte orarit te ndalim qarkullimit per cdo shtetas!
Qellimi;
Mbiqyrja e territorit!
Kuptoni apo jo?
Keta funderrina qe folen per patronazhiste duke deformuar plotesisht rolin dhe te verteten,
Kane organizuar e autorizuar me dokumenta kriminele te dhunshem per mbikqyrje te territorit!
Doni me per kete organizate kriminale?
Pritni dhe pak;
Njeri prej tyre ka identitet te rreme, ka kryer nje martese fiktive ne Tirane per te marre identitet tjeter, nderkohe, rezulton qe jeton pikerisht me shtetasen qe sulmoi sot per te prishur nje aktivitet trajnimi te komisionereve te Partise socialiste!
Eshte egzakt shtetesja qe eshte bere hit ne mediat e SALI BERISHES E LYLEZIM BASHES PER LOKSACION-TERHEJE KYCI!
Ky takem krimi eshte!
I kerkoj publikisht prokurorit te Lushnjes te hetoj menjehere kete strukture kriminale operative ne Divjake!
Ja ku i ka provat!
Dosjet kriminale gjenden lehtesisht per keta horra!
Presidenti, Ilir Meta vijon të thyejë heshtjen zgjedhore. Ai ka reaguar për ngjarjen në Kavajë ku qytetare, Elsa Bita ka denoncuar se është dhunuar nga shefi i komisariatit pasi po filmonte.
“Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit. Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit. Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës. Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet. Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë”, shkruan Meta.
Sot Meta ka dalë në këtë ditë të heshtjes zgjedhore në një konferencë për shyp ku duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin ka dhënë deklarata politike nga Presidenca.