Kultura

Aktivitet kulturore/ ‘Letra dashurie’, dorëshkrimet origjinale të Dritëro Agollit dhe Sadijes tek ‘Shtëpia Studio Agolli’, teatri ‘Midis nesh’ tek Eksperimentali

3 Shkurt, 09:58| Përditesimi: 3 Shkurt, 10:05

  • Share

‘Letra dashurie’ Dorëshkrime origjinale të Dritëro Agollit dhe Sadijes ekspozohen te “Shtëpia Studio Agolli” në Tiranë këtë të martë, më 4 shkurt në orën 17:30.

Teatri “Midis nesh” do të shfaqet në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë më 4 shkurt në orën 19:00. Pjesa është një dramë origjinale që sjell në qendër një marrëdhënie komplekse mes një nëne dhe një vajze, duke u fokusuar në mënyrën se si shoqëria ndikon dhe përcakton dinamikën e kësaj marrëdhënieje.

Filmi “I, Daniel Blake” do të shfaqet te “Tek Bunkeri” në Tiranë mbrëmjen e kësaj të marte, më 4 shkurt, në orën 19:00.

“I, Daniel Blake”, një film tronditës nga Ken Loach, sjell historinë e një njeriu të zakonshëm që përballet me padrejtësinë e një sistemi burokratik që i mohon dinjitetin dhe të drejtat themelore. Nëpërmjet betejës së tij personale, shfaqet një pasqyrë e ashpër e mënyrës se si pushteti mund të shtypë individin.

Ekspozita “Dielli gjithashtu perëndon” (The Sun Also Sets) nga Anila Rubiku vijon të qëndrojë e çelur në galerinë “Zeta” në Tiranë. Nëpërmjet dy serive të veprave, Rubiku eksploron lidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë: një reflektim mbi tokën ku lindi dhe vendin ku jeton prej dekadash.

Ekspozita “Dorëshkrime të panjohura dhe letërkëmbime të Kadaresë” vijon të qëndrojë e çelur te “Shtëpia Studio Kadare” në Tiranë.

Një aktivitet përkujtimor në nder të figurës së Maks Velos do të mbahet në mjediset e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" ditën e martë, më 4 shkurt në orën 11:00. Organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe Muzeun me Gjethe, gjatë aktivitetit, viti 2025 do të shpallet zyrtarisht si “Viti Maks Velo”.

Këtë të martë, më 4 shkurt në orën 12.30, në Bibliotekën Kombëtare, salla "Sotir Kolea" do të prezantohet romani “Arkitektja” e Melania G. Mazzuços. E pranishme do të jetë edhe vetë autorja.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?