Kultura

Aktivitet kulturore/ ‘Vivaldi 4 Stinët’, koncert në Kishën e Shën Françeskut, Shkodër! 'Kalorësi Hero', në teatrin e Kukullave

29 Mars, 09:46| Përditesimi: 29 Mars, 09:53

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Vivaldi 4 Stinët” është koncerti që do të mbahet në Kishën e Shën Françeskut  në Shkodër më 30 mars, në orën 19:30.

2. Ansambli Sexteti Ballkanik “Pro Arte” do të performojë në Tiranë më 31 mars, në orën 19:00 pranë sallës së madhe të Universitetit të Arteve.

3. Orkestra e Harqeve të Durrësit sjell për të gjithë artdashësit, e në veçanti për adhuruesit e muzikës klasike, koncertin e radhës me pjesë nga kompozitorë të shquar. Koncerti me dirigjent Gridi Kraja dhe soliste Laura Llozin do të mbahet në teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës më 29 mars në orën 19:00.

4. Pjesa teatrore “Kalorësi Hero” nga Paolo Comentale do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë edhe këtë të diel, më 30 mars, në orën 10:30.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?