Foto ilustruese

Kronikë

Aktivitet të paligjshëm në malin e Tomorit, bllokohet aktiviteti i një subjekti, gjobiten 6 të tjera

8 Korrik 2020, 14:28| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 14:31

  • Share

Shtatë subjekte të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit janë ndëshkuar. Policia e Beratit në bashkëpunim me IKMT  bllokuan aktivitetin bllokuan aktivitetin e një subjekti pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin pa kasë fiskale, si dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A. B, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu, policia thotë se ndaj një subjekti tjetër u mor masë administrative 40 mijë lekë, për mosplotësim të saktë të faturave tatimore.

Nga Sektori i Policisë Rrugore u vendosën 5 masa administrative për 5 subjekte të përpunimit të gurit dhe pllakave dekorative, pasi kishin depozituar mbetjet nga aktiviteti i tyre në pjesë të rrugës, duke u kthyer në rrezik për ngjarje rrugore.

Komento

Komente

  • BENI: 08/07/2020 16:53

    LARGOHUNI nga mali i tomorrit mor ndyresira,,,nuk ka nevoje te merrni gure aty,,,shkoni e punoni tokat aty ne fushe dhe ju del e tepron....//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?