1. Një koncert vokalo-instrumental “Winterreise” (Rrugët dimërore) me 24 këngë të Franz Schubert do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë të shtunë më 22 shkurt në orën 19:00 nga pianistja Etrita Ibrahimi dhe baritoni Artur Vera. Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe vepra për piano, “Barokjare” e kompozitorit Aleksandër Peçi.
2. Federica Franchi dhe Simone Gramaglia, Quarteto di Cremona do të mbajnë mbrëmjen e 22 shkurtit në orën 19:00 një koncert në sallën e madhe të Universitetit të Arteve.
3. “Arbëria thërret, Vlora përgjigjet” titullohet koncerti, që do të mbahet te teatri “Petro Marko” në Vlorë më 22 shkurt në orën 18:00 e që do të pasohet më pas në orën 18:30 me shfaqjen teatrale “Vëj kurorë”, histori e një dasme arbëreshe.
Shfaqja do të jepet në gjuhën orgjinale arbëreshe nga aktorë të qytetit San Marzano di San Giuseppe, Komuniteti më i madh arbëresh në Itali.
4. Ekspozita “Arkivi i Brishtë” nga Stefanos Tsivopoulos do të çelet mbrëmjen e kësaj të premteje më 21 shkurt në orën 19:00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri. E kuruar nga Helidon Gjergji, ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 20 mars.
5. Këtë të enjte, të premten e deri më 23 shkurt në orën 20:00, te Qendra Kulturore Tulla në Tiranë do të vazhdojnë të prezantohen artistë dhe vepra bashkëkohorë nga Kosova me rastin e Javës Kulturore Kosovare. Sonte për të pranishmit do të çelet ekspozita “The real superhero”.
6. “Nuk do të gënjejmë më kurrë” është komedia që do të shfaqet mbrëmjen e 21, 22 dhe 23 shkurtit në orën 20:00 në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë nën interpretimin e Artan Imamit dhe Ema Andreas.
7. “Amour” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar këtë fundjavë në orën 20:00.
8. Një përmbledhje magjike me numra akrobacie, shpejtësie, pantomime dhe plot të tjera do të jetë shfaqja nga Cirku Kombëtar këtë fundjavë, më 22 dhe 23 Shkurt në orën 17:00 në Teatrin e Kukullave në Tiranë.
9. Një ekspozitë skulpture nga artisja nga Mali i Zi, Kaltrina Hoti dhe artist inga Maqedonia, Fation Ibishi çelet te Galeria “Oda” në Shkodër më 22 Shkurt në orën 18:00.
10. “Nga pafajësia në pafajësi” me regji të Piro Milkanit do të shfaqet në kinemanë e Gjirokastrës më 22 shkurt në orën 18:00. Shfaqja filmike është një performancë nga Julian Bulku.
11. “Rroke Dritën” titullohet filmi i kineastit Dario Haruni, që do të shfaqet këtë të premte, më 21 shkurt në orën 19:00 në Qendrën e Artit Agimi. Filmi është realizuar përmes teknikës eksperimentale “collage montage”, duke përzgjedhur pamje nga materiale arkivore të AQSHF dhe duke i ripërdorur ato bashkë me një vijë narrative poetike të autorit. 98 filma shqiptarë risillen në 34 minuta, duke vënë të vjetrën në shërbim të së resë
Komente
