Kultura

Aktivitete kulturore/ Përurohet qendra 'Albanian Night'! Në Teatrin kombëtar vihet në skenë 'Turjela'

14 Dhjetor 2024, 13:50| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 15:05

  • Share

1 Në 15 dhjetor, në orën 19:00 në Tiranë do të inagurohet qendra më e madhe etno-kulturore në Ballkan, “Albanian Night”.

E vendosur në rrugën e Kavajës, kjo qendër do të vendosë në dispozicion të artistëve e artizanëve shqiptarë, një hapësirë e cila do të përmbledhë trashëgiminë kulturore nga tërësia e trevave shqiptare në një ambient të vetëm, në zemër të Tiranës, prej më shumë se 2500 metra katrorë sipërfaqe.

2 “Turjela” është shfaqja teatrore që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar më 15 dhjetor në orën 20:00. Pjesa vjen me regjinë e Saimir Gongos.

3 Opera “Lucia di Lammermoor” do të vijojë të vendoset në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit edhe mbrëmjen e kësaj të diele, më 15 dhjetor, në orën 19:00.

4 Berati vijon festimet e tij në këto ditë dhjetori Këtë të shtunë, në sheshin “Teodor Muzaka” në orën 19:00 do të interpretojë këngëtarja Ronela Hajati, ndërsa të dielën, më 15 dhjetor në orën 19:00 do të ketë një koncert nga Grupi Popullor i Qytetit.

5 Nëse doni të bëheni pjesë e eksperiencave të reja VR mund t’i bashkoheni KubFranceTirana këtë të shtunë dhe të diel në orën 11:00-20:00.

Të interesuarit mund të bëhen pjesë e “Perandori”-t, një përvojë ndërvepruese e cila ju fton brenda mendjes së një babai me afazi dhe “Notre Dame i përjetshëm”, ku mund të zbuloni historinë mahnitëse të Katedrales Notre-Dame, nga Mesjeta deri tek restaurimi i sotëm.

6 Teatri për fëmijë “Së prapthi” është shfaqja që vjen në Teatrin “Metropol” në Tiranë këtë të diel në orën 11:00.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?