Kultura

Aktivitete kulturore sot/ ‘Tingujt e Adriatikut’, edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve në Durrës! Vijon ekspozita ‘TRASHëgimi’ në Tiranë

17 Dhjetor 2024, 11:47| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 15:28

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Tingujt e Adriatikut”, edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve në Durrës do të mbahet më 18 dhe 19 dhjetor, në orën 17:00 në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

2. Të mërkurën, në orën 11:00, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon një takim informues mbi anëtarët e jurisë së përzgjedhur për çmimin e publicistikës “Lumo Skëndo” për vitin 2025

3.“Unidentified False Objects – UFO” është ekspozita nga Ardian Isufi, që vijon të qëndrojë e çelur te Galeria GOCAT te Piramida në Tiranë.

4. Ekspozita “TRASHëgimi” nga Christoph dhe Sebastian Mugge vijon të qëndrojë e hapur te “Gallery 70” në Tiranë.

5. Ekspozita “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno” vijon të qëndrojë e hapur te Muzeu i Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

6. Ekspozita “Përherësi” nga Naxhi Bakalli vijon të qëndrojë e çelur në mjediset e Qenndrës Për Hapje dhe Dialog- COD në Kryeministri.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?