Moment nga aktivitetet e Bashkisë Tiranë

Aktivitete në të gjitha njësitë/ Bashkia e Tiranës dhurata për fëmijët në nevojë për festat e fundvitit

30 Dhjetor 2020, 17:47| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 17:52

  • Share

Në këto ditë festash dhe mbylljeje të një viti të vështirë, Bashkia e Tiranës ka menduar që t'i gjendet pranë fëmijëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike, duke shpërndarë dhurata.

Vetë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkruan se organizimet janë bërë për fëmijët e 27 Njësive Administrative të Tiranës

 “Me Operacionin Kutia,  Bashkia e Tiranës, SFI dhe ADRA, organizuan së bashku aktivitete festive për gjithë fëmijët e 27 Njësive Administrative të Tiranës. Le të dhurojmë sa më shumë dashuri e buzëqeshje, që janë ylli në krye të pemës për këto festa”, shkruan Veliaj.

Ndërkaq, në të gjitha njësitë  administrative të kryeqytetit, Bashkia  po shpërndan dhurata, por edhe ndihma duke qenë pranë atyre që kanë më nevojë.

Gjithashtu, të gjithë Qendrat Sociale të Bashkisë së Tiranës janë të hapura duke ofruar një vakt të ngrohtë për ata që janë të vetmuar apo në vështirësi ekonomike.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?