Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe

4 Maj, 17:22| Përditesimi: 4 Maj, 17:29

  • Share

Kjo e shtunë në Shirokë ishte ndryshe. Aktivitetet e javës kulturore të Evropës që kanë nisur nga Shkodra, gjallëruan zonën.

Gjithçka nisi me panairin e BE-së, për të vijuar me një koncert mjaft të veçantë të bandës muzikore “The Door”, e cila është e përbërë nga një grup artistësh më aftësi ndryshe.

E nisën me interpretimin e himnit të Bashkimit Evropian, që i emocionoi të pranishmit.

Nuk munguan as Diskutim në panel me shoqërinë civile vendore “Të drejtat e njeriut, diversiteti dhe gjithëpërfshirja” apo shfaqja e filmave.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se Unioni bazohet mbi disa vlera dhe mbi të gjitha është barazia, ndërkohë që u shpreh se Shqipëria duhet të përmirësohet më tej për t’iu bashkuar familjes së madhe Evropiane.

“Kur Shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian, nuk do të bëhet pjesë vetëm e një komuniteti ekonomik, por edhe të një komuniteti vlerash. Po të shoshësh nenin 2, thuhet se Bashkimi Evropian bazohet mbi disa vlera dhe kjo përfshinë barazinë. Të mos harrojmë se në shoqërinë tonë jemi të gjithë të barabartë”, tha ai.

Për Nënkryetarin e Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, ky event është një mesazh mikpritjeje që Shkodra ofron për të gjithë.

Përgjatë Javës kulturore e Evropës që do të mbahet deri më 11 Maj do të ketë dhe një sërë aktivitetesh, si panaire, ekspozita, diskutime, shfaqje filmash e pa dyshim koncerte. Aktivitetet janë të përqendruara përpos Shkodrës edhe në Tiranë dhe Gjirokastër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?