Kultura

Aktivitetet e kulturës/ Ekspozita ‘Një rrugëtim te arti hyjnor’ te Galeria e Artit, ‘Thrift Fest’ te Pazari i Ri në Tiranë më 24 -25 dhjetor 

24 Dhjetor 2024, 11:05| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 11:14

  • Share

Ekspozita “Një rrugëtim te arti hyjnor” vijon të mbahet te Galeria e Artit- Tiranë (GAT) te rruga e Kavajës. Mes simbolikash dhe shenjtorësh, mes ëngjëjsh dhe kerubinësh, mes hyjnores dhe tokësores, ekspozita është një rrugëtim përmes botës ikonografike dhe historisë së artit shqiptar! 

“Punishte e Teatrit” është aktiviteti që po mbahet nga Grupi “Ata” në Kamëz. Aktiviteti synon të vazhdojë traditën e teatrit alternativ zhvilluar tashmë prej një dekade, si dhe me dëshirën për ta përcjellë atë ndër të rinjtë.

“Thrift Fest” mbahet gjatë gjithë ditës te Pazari i Ri në Tiranë më 24 dhe 25 dhjetor. 

Produkte vintage, bizhuteri, produkte hand-made, pije, ushqime tradicionale, muzikë dhe jo vetëm do të mund t’i gjeni për dy ditë.

“Christmas Market” vijon të mbahet te “Pazari i Ri” në Tiranë, duke sjellë atmosferën dhe magjinë e Krishtlindjeve.

Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” vijon të qëndrojë e çelur te “Galeria e Arteve Digjitale” në Korçë.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?