Kultura

Aktivitetet e kulturës/ Lidhjet mes së kaluarës e së ardhmes, aktivitet te ‘Vila 31’! ‘Babai’ te Teatri Kombëtar

11 Tetor, 15:38| Përditesimi: 11 Tetor, 15:42

  • Share

1. LIDHJET MES SË KALUARËS E SË ARDHMES, AKTIVITET TE “VILA 31”

Dialogu me artistë “Lidhjet mes së kaluarës dhe së ardhmes” është aktiviteti që do të mbahet sot në orën 17:30 te Vila 31-Art Explora në ish-Bllok në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Holandeze. Kuratorja Kim Knoppers eksploron fuqinë e qëndisjes dhe tekstileve si mjete për të ruajtur kujtime, për të ushqyer rezistencën dhe për të nxitur shërimin, duke i dhënë zë historive të komuniteteve dhe emocioneve të kolektivit.

2. FESTIVALI I FILMIT “IDROMENO” PËR KUJTESËN KOLEKTIVE

Shpërfaqja e të shkuarës në të tashmen, manifestimi i kujtesës kolektive ndër shekuj është tema e Festivalit të Filmit “Idromeno”, që mbahet në Shkodër prej mbrëmjes së sotme në orën 20:00 deri më 18 tetor.

3. “KOPSHTET E PAVARURA TË LUMTURISË” NË TEATRIN E SHKODRËS

“Kopshtet e pavarura të lumturisë” është shfaqja teatrore me autor Albri Brahushën dhe regji nga Hervin Çuli, që do të vijojë të shfaqet te teatri “Migjeni” në Shkodër edhe mbrëmjen e sotme dhe nesër në orën 19:00.

4.“BABAI”, SHFAQJA PREMIERË E ZELLER NË TEATRIN KOMBËTAR

“Babai” është shfaqja teatrore që po vijon të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” edhe sonte dhe nesër në orën 20:00. Me autor Florian Zeller në të interpretojnë aktorët: Viktor Zhusti, Egla Ceno, Pjerin Vlashi, Linda Jarani e Adriana Tolka.

5. “FËMIJËT” E ERIC VIGNER RIKTHEHET NË TEATRIN “METROPOL”

“Fëmijët” është shfaqja me regji nga Eric Vigner që do të shfaqet te Teatri Metropol edhe sonte dhe nesër në orën 20:00. Në të interpretojnë aktorët: Luiza Xhuvani, Yllka Mujo e Vasjan Lami.

6. PANAIRI I ARTIZANËVE, TRE DITË EKSPOZIM I TRADITËS SHQIPTARE

Përgjatë digës së Liqenit Artificial vijon të mbahet edhe sot dhe nesër Panairi i Artizanëve, një ekspozim i mjeshtërisë shqiptare, ku artizanë nga e gjithë vendi do të sjellin punimet e tyre unike, traditën dhe kulturën e punuar me dorë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?