Kultura

Aktivitetet e kulturës/ Shfaqja ‘Kurrë njëherë tjetër’ në teatrin ‘Metropol’, vijon koncerti ‘Global Dance Christmas Show’ tek ‘Petro Marko’

21 Dhjetor 2024, 15:48| Përditesimi: 21 Dhjetor 2024, 16:03

  • Share

Një spektakël pjesë e të cilit janë edhe një koncert dhe një performancë festive është “Global Dance Christmas Shoë” që do të mbahet te Teatri Petro Marko në Vlorë më 23 dhjetor prej orës 17:30-20:00.

“Kurrë njëherë tjetër” është shfaqja që do të vijë në teatrin “Metropol” në Tiranë më 21 dhe 22 dhjetor në orën 17:00.

Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” vijon të qëndrojë e çelur në “Galerinë e Arteve Digjitale” në Korçë. Ekspozita ju vendos mes kryeveprave të Da Vincit, Michelangelos, Botticellit etj.

“Unidentified False Objects – UFO” ekspozita e Ardian Isufit vijon të qëndrojë e çelur në Galerinë GOCAT te Piramida në Tiranë.

“Pasazhe” është ekspozita nga Klea Ruçi që vijon të qëndrojë e çelur deri më 24 dhjetor në mjediset e “Hotspot” në Tiranë.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?