Me këngë, valle e gjamë, e sjell kështu koreografia e Arian Sukniqit dhe muzika e kompozitorit Klodian Qafoku muzikalin “Ritualin e jetës”. Dhimbja e gëzimi të rrëfyera përmes traditës vijnë sot në orën 20.00 në Opera, përmes performancës së trupës së Baletit të Teatrit dhe Ansamblit Popullor.
Në hollin e Universitetit mbahet sot në orën 20.00 Koncerti Gala “Flauti Magjik” me artistë të afirmuar vendas dhe të huaj.
Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vijon sot nga ora 16.00 në orën 19.00, audicionet për aktorë nga mosha 22-35 vjeç në shfaqjen “Zot” me autor Ëoody Alen e regji të Flobensa Bezati.
Qëndron e hapur deri në 9 korrik në Qendrën për Hapje dhe Dialog ekspozita me titull: “How to pay back the sun?” nga artisti bashkëkohor gjerman Dennis Buck.
Ekspozita laboratorike e artistit Driant Zeneli, “Ujërat e turbullta” , ku rrëfehet historia e biologes Sabiha Kasimati, pret vizitorët deri në 17 qershor në qendrën e artit “Agimi”.
30 punime në pikturë të artistit Gjergj Meta sjellin në Galerinë e Artit Tiranë deri këtë të mërkurë, “Urat” si mjet lidhës fizik e shpirtëror.
Traumat, lutjet dhe ëndrrat e vogëlushëve në rrethana sulmesh e bombardimesh. Ekspozita me 40 punim e “Fëmijëve të Luftës” në Ukrainë qëndron e hapur në Galerinë e Artit Tiranë deri në 15 qershor.
Ekspozita “Projekte për Tiranën” e çelur në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës qëndron e hapur deri në 16 qershor nga ora 10.00 në orën 17.00 në hollin e Teatrit të Operës.