Kultura

Aktivitetet kulturore/ 100-vjetori i lindjes së Martin Camajt, aktivitete në Shkodër në nder të poetit! ‘On Fest’, grupet polifonike të Beratit në Portën e Pashait

21 Korrik, 15:12| Përditesimi: 21 Korrik, 15:40

  • Share

1. “Me pendlat e korbit të bardhë”, një aktivitet kushtuar poetit Martin Camaj me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij do të mbahet në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër mbrëmjen e kësaj të hëne, në 21 korrik, në orën 20:00.

2. Një mbrëmje poetike do të mbahet në rrugicat e gurta të Rehovës mbrëmjen e kësaj të hëne, duke filluar prej orës 20:00.

3. Filmi “Kapedani” do të shfaqet këtë të hënë në orën 20:30 në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Ky aktivitet, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit vjen në kuadër të një sezoni artistik kushtuar komedisë shqiptare.

4. Festivali polifonik “On Fest” mbahet te Porta e Pashait mbrëmjen e kësaj të hëne e deri në 23 korrik prej orës 20:00. Polifonia e vërtetë shqiptare do të vijë për të pranishmit nën interpretimin e grupeve të Beratit, Skraparit, Dimalit, Poliçanit dhe Roshnikut.

5. . “Hemingway Jazz Fest” do të vijojë edhe mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 20:00 në edicionin e tij të 12-të në oborrin e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza”.

6. Komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri” do të shfaqet edhe mbrëmjen e kësaj të hëne dhe të martën në orën 21:00 në Amfiteatrin Antik të Durrësit.

7. Ekspozita personale “Fllad Vere” nga Mario Shemaj çelet mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 19:30 në Galerinë e Artit të Tiranës në rrugën e Kavajës.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?