Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘12 burra të zemëruar’, premierë te teatri Kombëtar! Ekspozita 'Kurrë më' te Galeria FAB

8 Prill, 14:02| Përditesimi: 8 Prill, 15:52

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Nevermore” (në shqip “Kurrë më”) është ekspozita nga Orion Shima që do të çelet te Galeria FAB mbrëmjen e kësaj të mërkure, më 9 prill, në orën 19:00.

2. Ekspozita “Invictus: Lume Blloshmi, Kostandin Poga dhe publikime nga të burgosurit politikë” kuruar nga Adela Demetja do të çelet në mjediset e “Art Explora x Vila 31” më 9 prill në orën 14:00 të pasdites.

3. Shfaqja “12 burra të zemëruar” me regji nga Albert Minga do të shfaqet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë mbrëmjen e 9 prillit në orën 20:00.

4. “Vala që po vjen” është libri që do të diskutohet te “One Innovation Hub Piramida” në Tiranë më 9 prill, në orën 19:00.

5. Një koncert instrumental simfonik pjesë e projektit “Mozart” do të mbahet  mbrëmjen e 9 prillit, ora 19:00, në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Koncerti vjen nën drejtimin e Gridi Krajës dhe nën interpretimin e Hera Markut dhe Odesa Metit.

6. Teatri “Komshinjtë” vijon të shfaqet te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë edhe këtë mbrëmje, më 8 prill në orën 20:00.

7. Konkursi “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë” shënon finale e tij te Teatri “Migjeni” më 8 dhe 9 prill në orën 17:00.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/04/2025 04:45

    Drama /12 burra te zemeruar/ eshte nje nga filmat me te njohur amerikane dhe eshte bere dy here.Shume mire qe teatri jone e ka vene ne skene.Ju rekomandoj t'a shikoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?