Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Ekspozita “Rrugëtime të papritura të jetës” do të çelet këtë të martë më 20 maj në orën 18:00 te muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër. 40 portrete të ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë gjatë diktaturës komuniste, do të ekspozohen për publikun së bashku me historitë e tyre të jetës.
2. “Udhët - Edicioni VI” do të qëndrojë e çelur prej kësaj të hëne në orën 11:00 deri më 25 maj e më pas nga 29 maji deri më 5 qershor te Galeria “FAB” në Tiranë. Ekspozita sjell në dy aktivitete, punime të zgjedhura nga Stafi Pedagogjik i Fakultetit të Arteve të Bukura.
3. Ekspozita Lule Maji 2025 (A Reservoir of Care, Love, Rebellion) do të çelet këtë të hënë në orën 18:00 te “Bulevard Art & Media Institute” në Tiranë.
4. Festa e Bletës do të sjellë takime, konferenca dhe treg festiv te Katundi i vjetër në Rubik, duke filluar nga kjo e hënë në orën 15:00 dhe në 20 maj.
5. “Emocion jete” është ekspozita nga Sidita Islami që do të çelet në bibliotekën publike “Marin Barleti” në Shkodër këtë të hënë, më 19 maj, në orën 18:00.
6. Ekspozita “Stinët shqiptare” nga Sadik Kasa është ekspozita që do të çelet të marten më 20 maj në orën 18:00 në galerinë e arteve “Edward Lear” në Berat.
Komente
