Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘7 minuta’, shfaqje në Teatrin Kombëtar! 'Muzeu i pafajësisë', diskutim te Klubi i Librit 'Ivanaj'

12 Shkurt, 12:17| Përditesimi: 12 Shkurt, 12:23

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “7 minuta”, shfaqja me regji të Driada Dervishit do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës më 13 deri në 16 shkurt në orën 20:00.

2. Annotazione Video numër 9 sjell premierë në Shqipëri “Merging Bodies” nga Adrian Paci këtë të enjte, më 13 shkurt në orën 19:00 në Qendrën e Artit “Agimi”.

3. “Muzeu i pafajësisë” është libri që do të diskutohet te Klubi i Librit “Ivanaj” këtë të enjte më 13 shkurt në orën 18:00.

4. Më 13 dhe 14 shkurt, në teatrin “Bylis” në Fier mund të ndiqni një shfaqje kërcimi, emocionesh, gare, sensualiteti, bukurie dhe ritmesh, ku të rinjtë, do t’i thurin himn dashurisë, në ditën e Shën Valentinit.

5. Këtë të enjte, në orën 11:00, në Fakultetin e Shkencave Sociale do të mbahet seminari “Mbi rëndësinë e Gramsci-t”, ku do të flitet për mendimin e Antonio Gramshit dhe rëndësinë e tij.

6. Këtë të enjte, më 13 shkurt në orën 20:00, ambienti “Tek Bunkeri” do të kthehet në një hapësirë për improvizim të pastër muzikor. Gjatë mbrëmjes do të interpretohet në fizarmonikë, duke sjellë harmoni folklorike, melodi të thjeshta, por magjike dhe ritme të gjalla. Ndërkohë në dispozicion do të ketë disa instrumente, si: piano, djembe, cajón dhe dy mikrofona, ndërkohë që kushdo mund të sjellë me vete instrumentin e tij.

7. Në takimin e kësaj rradhe të “Green Sofa” në Destil Creative Hub në Tiranë, më 12 shkurt në orën 19:00, kuratori Elian Stefa dhe antropologu Nebi Bardhoshi hetojnë tipare të përbashkëta shoqërore, mitologji dhe simbole emblematike në trashëgiminë e gjerë mesdhetare.

8. Arkitektja Elisabetta Terragni do të prezantojë rrugëtimin e saj profesional dhe krijues në një konferencë që do të mbahet këtë të mërkurë, më 12 shkurt në orën 18:30 në Qendrën për Hapje dhe Dialog-COD pranë Kryeministrisë. Qasja e saj ndaj arkitekturës fton në dialog të shkuarën dhe të tashmen, ku çdo projekt shndërrohet në një akt rikuperimi dhe riinterpretimi.

9. Një bisedë me artistin Klement Zoraqi do të mbahet këtë të mërkurë më 12 shkurt në orën 18:00 te Galeria e Artit Tiranë-GAT në rrugën e Kavajës.

10. “Flokarta dhe tre arinjtë” është shfaqja për fëmijë që do të vijë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë pranë ArTurbinës më 12, 13 dhe 14 Shkurt në orën 10:30.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?