Kultura

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër

27 Dhjetor 2024, 14:37| Përditesimi: 27 Dhjetor 2024, 14:45

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1  “Bashkë” është muzikali që vjen te Teatri i Kukullave këtë fundjavë më 28 dhe 29 dhjetor në orën 18:00. Shfaqja bën bashkë në skenë aktorë, kukulla dhe fëmijë.

2 “Amour” është shfaqja teatrore që do të vijë në sallën koncertore të Universitetit të Arteve në Tiranë më 28 dhe 29 dhjetor në orën 20:00. Shfaqja me regji nga Besmir Bitraku dhe Florian Agalliu sjell në skenë aktorë, si: Myzafer Zifla, Luiza Xhuvani, Elia Zaharia etj.

3 Koncert nga “Doza MC” do të vijë më 28 dhjetor në orën 19:00 te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë. Artisti do të performojë albumin e tij të sapo publikuar “Vitriol” me një performancë shoqëruar me live band.

4 Capital T vjen me një koncert në Shkodër më 28 dhjetor në orën 19:00 me rastin e festave të fundvitit. Koncerti vjen i organizuar me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës si pjesë e programeve festive të qytetit.

5 “Këngët në qiellin e lirisë dhe të dashurisë” është koncerti që mbahet në Qendrën e Artit dhe Kulturës në Korçë më 28 dhjetor në orën 20:00 në kuadër të Festivalit të Dimrit- Fest ON Korça, që sjell për publikun një sërë koncertesh festive.

6 Festat e fundivitit në Gjirokastër do të kremtohen më 28 dhjetor në orën 19:00 me një koncert nga Ylli Baka dhe DJ Beltrame në Pazarin e qytetit.

7 Festa e Fundvitit n’Pazar do të sjellë më 28 dhjetor në orën 20:30 një koncert te Pazari i Ri në Tiranë nga Rovena Ibrahimi dhe banda e saj muzikore.

8 Të shtunën, më 28 dhjetor nga ora 12:00 – 17:00, në sheshin para Librarisë Valentini në rrugën e Kavajës do të mbahet një panair i vogël për të gjithë ata që duan të dhurojnë një libër.

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?