Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Arbëria thërret, Vlora përgjigjet’, koncert te teatri ‘Petro Marko’! 'Nga pafajësia në pafajësi' shfaqje filmike në kinemanë e Gjirokastrës

22 Shkurt, 15:16| Përditesimi: 22 Shkurt, 15:21

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Federica Franchi dhe Simone Gramaglia, Quarteto di Cremona do të mbajnë mbrëmjen e kësaj të shtune, më 22 shkurt në orën 19:00 një koncert në sallën e madhe të Universitetit të Arteve.

2. “Arbëria thërret, Vlora përgjigjet” titullohet koncerti, që do të mbahet te teatri “Petro Marko” në Vlorë këtë të shtunë, më 22 shkurt në orën 18:00 e që do të pasohet më pas në orën 18:30 me shfaqjen teatrale “Vëj kurorë”, histori e një dasme arbëreshe. Shfaqja do të jepet në gjuhën orgjinale arbëreshe nga aktorë të qytetit San Marzano di San Giuseppe, Komuniteti më i madh arbëresh në Itali.

3. Te Qendra Kulturore Tulla në Tiranë, çdo mbrëmje në orën 20:00 deri më 23 shkurt, do të vazhdojnë të prezantohen artistë dhe vepra bashkëkohorë nga Kosova si pjesë e Javës Kulturore Kosovare.

4. “Nuk do të gënjejmë më kurrë” është komedia që do të vijojë të shfaqet edhe mbrëmjen e kësaj të shtune dhe të dielën (më 22 dhe 23 shkurt) në orën 20:00 në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë nën interpretimin e Artan Imamit dhe Ema Andreas

5. “Amour” është shfaqja që do të vijojë të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës edhe këtë të shtunë dhe të dielën në orën 20:00.

6. Një përmbledhje magjike me numra akrobacie, shpejtësie, pantomime dhe plot të tjera do të jetë shfaqja nga Cirku Kombëtar këtë fundjavë, më 22 dhe 23 Shkurt në orën 17:00 në Teatrin e Kukullave në Tiranë.

7. Një ekspozitë skulpture nga artisja nga Mali i Zi, Kaltrina Hoti dhe artisti nga Maqedonia, Fation Ibishi çelet te Galeria “Oda” në Shkodër, këtë të shtunë më 22 Shkurt në orën 18:00.

8. “Nga pafajësia në pafajësi” me regji të Piro Milkanit do të shfaqet në kinemanë e Gjirokastrës këtë të shtunë më 22 shkurt në orën 18:00. Shfaqja filmike është një performancë nga Julian Bulku.

9. “Aladini” është koncerti muzikal që shfaqet te “Teatri i Kukullave” në Tiranë këtë fundjavë me 22 dhe 23 shkurt në orën 10:30.

10. “Flokarta dhe tre arinjtë” është shfaqja për fëmijë që do të shfaqet te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te ArTurbina në Tiranë këtë fundjavë, më 22 dhe 23 shkurt në orën 10:30.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?