Kultura

Aktivitetet kulturore/ Artistët gjermanë çelin festivalin shqiptar të kitarës! Festivali i Arteve të Rrugës në Vlorë

15 Maj, 10:21| Përditesimi: 15 Maj, 14:16

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Një koncert nga kuarteti italian “Indaco” do të mbahet te Torra Veneciane në Durrës këtë të enjte, më 15 maj, në orën 19:00. Aktiviteti vjen në kuadër të projektit “Meritaplatform”, një koncert i konceptuar si “Moto contrario” me muzikë nga R. Schuman dhe C. Carovani.

2. Këtë të premte në orën 19:30 në sallën e koncerteve “Tonin Harapi” në Liceun Artistik në Tiranë do të mbahet koncerti hapës i Festivalit Shqiptar të Kitarës, “Albania Guitar Festival 2025”. Në koncert do të interpretojnë duoja e kitaristëve të njohur gjermanë Daniel März dhe Thomas Oldenbürger.

3. Në teatrin “Bylis” në Fier çelet këtë të enjte në orën 12:00 “Rin Fest’ Teatër” me shkollat e mesme.

4. Artistët e rrugës vijnë në Shqipëri për Festivalin e Arteve të Rrugës, që do të mbahet në Vlorë, në Lungomare, këtë të enjte dhe të premten, më 15 dhe 16 maj dhe më 17 dhe 18 maj në Tiranë. Për katër ditë do të ketë artistë, të cilët do të performojnë në arte të ndryshme, duke përfshirë muzikën ‘live’, futbollin në stilin e lirë, numra të ndryshëm cirku etj.

5. Këtë të premte, më 16 maj në orën 16:30, në bibliotekën “Vexhi Buharaja” në Berat do të diskutohet libri “Më duaj, por jo vonë”, ku të ftuara do të jenë autoret Mimoza Ahmeti dhe Mimoza Kuchly.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?