Kultura

Aktivitetet kulturore/ Aurela Gaçe, koncert në ‘Porto Palermo Festival’! ‘Pazari i Shkodrës’, ekspozitë në muzeun ‘Marubi’

6 Gusht, 12:23| Përditesimi: 6 Gusht, 12:31

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. “Porto Palermo Festival” vijon të mbahet në kalanë e Porto Palermos. I organizuar dhe drejtuar nga Olen Cesari, mbrëmjen e kësaj të enjteje, për të pranishmit do të interpretojë këngëtarja Aurela Gaçe.

2. Ekspozita “LIG” (Lost in Generations) vijon të qëndrojë e hapur te “Galeria e Arteve Digjitale” në Korçë deri më 31 gusht. Mund ta vizitoni falas çdo ditë,  nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

3. Ekspozita “Pazari i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese” vijon të qëndrojë e hapur te Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Kjo ekspozitë sjell për herë të parë në Shkodër koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm i Shkodrës, artefaktet e të cilit i gjejmë të ruajtura në arkivën e Muzeut të Etnografisë së Budapestit.

4. Filmi “The Voë” (Zotimi) do të shfaqet nën qiellin e hapur të Chateau Fasel në Tiranë mbrëmjen e kësaj të enjteje në orën 21:00. Filmi është një histori dashurie që sfidon harresën, një premtim i bërë me zemër që kërkon të rikthehet në jetë.

5. Ekspozita “Seaside Quartet” nga Parasite 2.0 vijon të qëndrojë e çelur te Galeria e Bregdetit në Rradhimë. Ekspozita buron nga një dialog i vazhdueshëm midis Parasite 2.0 dhe kuratorit Elian Stefa, i bazuar në një pasion të përbashkët për muzikën dhe për hapësirat kolektive të aktivizuara përmes tingullit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?