Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Bëhet libër, bëhet art’, ekspozitë te COD! ‘Letërsia mes ideologjisë dhe identitetit’ te Qendra Gëte

22 Prill, 10:25| Përditesimi: 22 Prill, 14:08

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Bëhet libër, bëhet art” titullohet ekspozita nga shtëpia botuese “Albas” që do të çelet te Qendra për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë (COD) më 23 prill në orën 18:00. Në kuadër të 25-vjetorit të “Albas” mund të ndërmerrni një udhëtim vizual me ilustrime origjinale të artistëve, që kanë formësuar imagjinatën e brezave përmes librit.

2. Programi kinematografik “Shpirtra të lirë” do të mbahet në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë të mërkurën më 23 prill, në orën 17:00.

3. “Vdekja e pashpjegueshme e teatrit radiofonik shqiptar” është leksioni i hapur që do të mbahet të mërkurën, më 23 prill, në orën 11:00, në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Studiuesja Anxhela Çikopano do të ndajë me studentë e pedagogë historinë e këtij zhanri në Shqipëri, specifika të caktuara të tij, gjendjen e tij aktuale, problematika dhe sugjerime për të ardhmen.

4. Kjo e mërkurë shënon çeljen e Javës Kulturore të Maqedonisë së Veriut. Në orën 19:00 në Kishën Orthodokse do të mbahet koncerti “Eyes to the future” (Sytë te e ardhmja), një koncert që bashkon fuqinë e pianos klasike, ritmet e pianos elektronike dhe energjinë e një DJ-e (dixhejeje).

5. “Letërsia mes ideologjisë dhe identitetit” me autorët Lindita Arapi dhe Arian Leka është aktiviteti që do të mbahet këtë të mërkurë, më 23 prill, në orën 18:30 në Qendrën Gëte në Tiranë (Goethe-Zentrum Tirana). Aktiviteti është parashikuar të vijë si një mbrëmje reflektimi për fjalën, heshtjen dhe rolin e letërsisë sot.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?