Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Bilbilat e vegjël të Shkodrës’ mbërrin në finale! Te Eksperimentali shfaqet pjesa teatrore ‘Komshinjtë’

7 Prill, 11:11| Përditesimi: 7 Prill, 15:32

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Teatri “Komshinjtë” shfaqet te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë “ArTurbinës” në Tiranë mbrëmjet e 7 dhe 8 prillit në orën 20:00.

2. Konkursi “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë” shënon finalen e tij më 8 dhe 9 prill në orën 17:00 te Teatri “Migjeni” në Shkodër.

3. “Open Studio” është ekspozita nga Alessia Podgorica që çelet mbrëmjen e kësaj të hëne më 7 prill në orën 18:00 në rrugën “Tefta Tashko Koço”, nr. 44 në Tiranë.

4. Filmi “Pasaporta” do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të hëne, më 7 prill, në orën 19:00 në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci” në Pogradec.

5. “Shtrigat: Gratë, politika e frikës dhe e rezistencës” është diskutimi që do të mbahet në “Destil Creative Hub” në Tiranë më 8 prill në orën 18:00.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?