Ciceron

Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Bon-Boni në Mbretërinë e Ëmbëlsirave’, premierë te Teatri i Kukullave! ‘Një letër për stinët’ te ‘Metropoli’

9 Maj, 13:02| Përditesimi: 9 Maj, 13:05

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit

1. Shfaqja “Bon-Boni në Mbretërinë e Ëmbëlsirave” vjen premierë të shtunën dhe të dielën në orën 10:30 te Teatri i Kukullave në Tiranë. Pjesa është një histori me skenografi e kostume magjepsëse, plot ngjyra, ëmbëlsi dhe mesazhe të bukura.

2. “Një letër për stinët” është pjesa për fëmijë që vijon të shfaqet te Teatri “Metropol” në Tiranë.  Pranvera, Vera, Vjeshta dhe Dimri, të katër bashkë, nisin një aventurë për të gjetur Nënën Koha që është zhdukur. Por çfarë ndodh kur koha mungon? Shfaqja do të vijë këtë fundjavë, më 10 dhe 11 maj në orën 11:00.

3. Teatri për fëmijë “Pylli i mistershëm” do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë në orën 10:30.

4. Ekspozita “Venus” vijon të qëndrojë e hapur te Muzeu i Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Ekspozita tematike sjell vepra nga koleksionet e Dedë Jakovës, Gegë Marubit dhe Pjetër Rraboshtës

5. Ekspozita “Psikologjia shqiptare në artet pamore” vijon të qëndrojë e hapur te Galeria e Arteve Shkodër. Në të prezantohen 113 vepra nga 76 artistë të trevave veriore, që pasqyrojnë fillesat e artit laik dhe ndikimet perëndimore në krijimtarinë shqiptare.

6. Në galerinë FAB të Universitetit të Arteve vijon të qëndrojë e çelur ekspozita tribut për Ali Osekun, “Substancë”.

7. Në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës do të vijojë të shfaqet edhe sonte dhe nesër, më 9 dhe 10 maj në orën 20:00 pjesa teatrore, “Ferma e kafshëve”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?