Kultura

Aktivitetet kulturore/ 'Brez pas brezi', koncert i Ansamblit Popullor te TKOB! 'Peizazh i brendshëm', ekspozitë 'Tek Bunkeri'

12 Mars, 10:52| Përditesimi: 12 Mars, 10:58

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Brez pas brezi” titullohet koncerti i Ansamblit Popullor që do të vijë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit më 13 mars në orën 19:00.

2. “Probleme me pijen” është shfaqja që vjen premierë në Teatrin e Metropolit më 13 mars në orën 20:00.

3. “Klani i të divorcuarve” është pjesa teatrore që shfaqet në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë më 13 mars në orën 20:00.

4. Çunat e Liqenit, pionierët e rrokut shqiptar, rikthehen për një bisedë të veçantë mbi muzikën e ndaluar në diktaturë, sfidat dhe ndikimin e saj tek brezat e rinj në një takim te “Tek Bunkeri” më 12 mars në orën 19:00.

5. “Peizazh i brendshëm” nga Kevin Terezi titullohet ekspozita që do të çelet te “Tek Bunkeri” në Tiranë më 13 mars në orën 19:00.

6. Takimi i 10-të i ciklit Annotazioni Video, që këtë herë do të ketë si protagoniste Silvia Giambrone-n, artiste dhe performuese, e cila e eksploron trupin si hapësirë qëndrese dhe reflektimi do të mbahet më 12 mars në orën 18:30 në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë.

7. Ekspozita “Ngjyrat e fjalës së Xhevahir Spahiut” çelet te Biblioteka Kombëtare në Tiranë më 13 mars në orën 11:00.

8. “Prestanome” është ekspozita nga Helidon Haliti që do të çelet te Galeria “FAB” në Tiranë më 12 mars në orën 18:00.

9. Klasa e Muzikës së Dhomës në Universitetin e Arteve mban një koncert më 12 mars në orën 19:00 në hollin qendror të Universitetit të Arteve.

10. “Tea Ceremony” (Ceremonia e çajit) është shfaqja që do të vijë te Teatri i Metropolit më 12 mars në orën 19:00.

11. “Kronika Shqiptare: Historia nëpërmjet Artit dhe Arkivave” është aktiviteti që mbahet te Qendra “Dua” në Tiranë më 12 mars në orën 18:30.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?