Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Cantata’ premierë në TKOB! 'Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës' në kishën e Shën Luçisë, Durrës

30 Qershor, 11:54| Përditesimi: 30 Qershor, 15:07

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. “Cantata” nga Mauro Bigonzetti është baleti që do të ngjitet në skenën e TKOB-it mbrëmjen e 1 korrikut në orën 20:00. Një nga kryeveprat e koreografit italian Mauro Bigonzetti, shfaqja vjen premierë në Shqipëri.

2. “Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës” këtë vit shënon edicionin e tij të XX-të. Të pasionuarit pas muzikës së dhomës mund të shijojnë një mbrëmje të bukur muzikore në 1 korrik në orën 19:30 në kishën e Shën Luçisë në Durrës. .

3. Sopranoja Nina Muho sjell në skenë 16 këngë qytetare shqiptare të interpretuara për herë të parë me kuartet. Ky koncert, që do të mbahet sonte, në 30 qershor në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit është një mozaik emocionesh, kujtimesh dhe tingujsh që përqafojnë tabanin e çdo treve shqiptare si thesarin më të çmuar të identitetit tonë kombëtar.

4. Në “Open Sky Cinema” në Pogradec mund të shijoni edhe sonte dhe nesër në orën 20:00 filmat e përzgjedhur përballë hotel Kalasë. Mbrëmjen e sotme do të shfaqet filmi “Shark Tale” ndërsa mbrëmjen e 1 korrikut do të shfaqet filmi “Aladini 1”.

5. Në 30 Qershor, në orën 19:00 në Kooperativën e Artit në Vaqarr mund të bëheni pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme teatri dhe prezantimesh skenaristike.

6. “Identiteti Gri” është filmi që do të shfaqet në kinemanë e Gjirokastrës në 1 korrik në orën 20:30.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?