Kultura

Aktivitetet kulturore/ Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për 2023 në Tiranë, aktiviteti 'Janari në festën e filmit shqiptar' në Gjirokastër

9 Janar, 11:59| Përditesimi: 9 Janar, 12:06

  • Share

 

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon më 10 janar në orën 11:00 në Hotel Plaza ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2023. Këto çmime janë aktiviteti më i rëndësishëm në vendin tonë në gjykimin e vlerave letrare të një viti.

“Janari në festën e filmit Shqiptar” është aktiviteti që çelet në Gjirokastër më 10 janar në orën 17:00. Ky festival do të vijojë për tre ditë dhe do të sjellë për publikun filma shqiptarë, të cilët do të shfaqen në vijim edhe në Pragë dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Inside my home” nga Fatmir Boshnjaku titullohet ekspozita që do të çelet te “Parking Art Gallery” në Tiranë më 10 janar në orën 17:00. Kjo ekspozitë sjell një dialog të ngrohtë mes traditës dhe artit bashkëkohor, duke eksploruar ndjenjën e shtëpisë si identitet dhe kujtimet e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Vijon të qëndrojë e çelur në galerinë FAB në Tiranë ekspozita e posterave, pjesë e Festivalit të Posterit “Prishtina 2024”. Ekspozita sjell punë të 25 artistëve nga 25 vende të ndryshme të botës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?