Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Dhelprat e Vogla’ shfaqje në teatrin Metropol! ‘Ekrani fikur, fëmijët në zgjim’, ekspozitë te Galeria e Arteve, Shkodër

30 Janar, 11:25| Përditesimi: 30 Janar, 11:30

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Bota e Mendjes” është shfaqja nga Renato Lleshi që do të vijë më 31 janar në orën 18:00 në sallën “Ferdinand Deda” të Radio Televizionit Shqiptar. Kjo shfaqje eksploron lidhjen midis shëndetit mendor, identitetit dhe vetë-shprehjes përmes kërcimit dhe muzikës. Shfaqja do të vijohet nga një bashkëbisedim me psikoterapisten Dr. Irena Hysenaj, me fokus ndërveprimin mes psikologjisë, muzikës dhe artit të performancës.

2. “Prezantim Rekomandimesh për Artin e Kulturën” me Çelik Rruplli dhe Pavjo Gjini do të vijë më 31 janar, në orën 18:00 në Qendrën Kulturore “Tulla” në Tiranë.

3. Drama “Dhelprat e Vogla” vijon të shfaqet në Teatrin Metropol në Tiranë edhe mbrëmjen e kësaj të enjteje dhe të premten, për të vijuar deri më 2 shkurt, në orën 19:00. Një dramë që zbulon fytyrën e vërtetë të lakmisë, ambicies dhe marrëdhënieve të tensionuara familjare, shfaqja vjen me regji të Spiro Dunit  dhe nën intepretimin e aktorëve: Rozi Kostani, Sokol Angjeli, Natasha Sela, Kastriot Ramollari etj.

4. “Ekrani fikur, fëmijët në zgjim” është ekspozita e pikturës me fëmijë të kopshtit “Bep Tusha”, që do të çelet te Galeria e Arteve në Shkodër më 31 janar në orën 16:30.

5. Në Galerinë e Artit Tiranë në rrugën e Kavajës hapet më 30 janar në orën 19:00 ekspozita retrospektive e Klement Zoraqit. Për pubikun prezantohen 50 vite krijimtari të përmbledhura në 50 punime, kryesisht peizazhe magjike që tregojnë historinë e tij që nga mosha 14-vjeçare deri sot.

6. Shfaqja “Linda” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar te ArTurbina në Tiranë në datat 30, 31 janar dhe 1, 2 shkurt, në orën 20:00.

7. Tema globale e CreativeMornings për muajin janar është udhëtimi, rreth së cilës po flitet në 240 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008. Në Tiranë, më 31 janar, në orën 10:00 në librari “Babel” për këtë temë do të flasë koreografi dhe artisti Gentian Doda.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?