Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Dinastia Marubi, 100 vite të studios fotografike shqiptare’, ekspozitë te galeria GAT! ‘Gruaja e burrit tim’ shfaqje në Pallatin e Kulturës, Kavajë

26 Shkurt, 12:02| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:09

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” është ekspozita që çelet në Galerinë e Tiranës- GAT këtë të enjte, më 27 shkurt në orën 18:00. Për herë të parë në Tiranë, tre gjeneratat e fotografëve të Dinastisë Marubi vijnë në një ekspozitë të kuruar nga Kim Knoppers, duke prezantuar një përzgjedhje imazhesh nga arkiva (1865-1959) me mbi 150,000 xhama negativë të Muzeut Kombëtar Marubi në Shkodër.

2. “Rivierë” është koncerti që sjell premierë absolute veprën e fundit të Aleksandër Lalos me orkestër simfonike, këtë të enjte, më 27 shkurt, në orën 19:00, në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik. Koncerti vjen nën dirigjimin e Gridi Krajës.

3. Koncert me vepra nga Wolfgang Amadeus Mozart nga “Orkestra Simfonike RTSH” me dirigjent Vito Clemente dhe soliste Laura Lila (piano) do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të mërkure më 26 shkurt në orën 18:00 në sallën e Universitetit të Arteve.

4. Si mund t’ju bëjë mençuria e Shekspirit të flisni pa drojë në publik? Kur energjia juaj ka nevojë për ripërtëritje, nuk ka largim më të bukur se bota e Teatrit. Mbrëmja e 27 shkurtit në orën 19:00 në qendrën e Artit Agimi ju fton të bëheni pjesë e një mbrëmjeje krijuese mbi zërin, komunikimin, ritmin, muzikën, dizajnin dhe Shekspirin.

5. “Përndjekja e Heshtur: Kosova nën Hijen e Enver Hoxhës” është diskutimi që do të mbahet në kuadër të projektit “Zërat” te “Tek Bunkeri” këtë të mërkurë, më 26 shkurt në orën 19:00.

6. “Karnavalet e Korçës” është komedia që do të shfaqet më 27 dhe 28 shkurt, në orën 20:00, në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.

7. “Gruaja e burrit tim” do të shfaqet në Pallatin e Kulturës në Kavajë këtë të enjte, më 27 shkurt, në orën 18:00.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?