Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. “8%” është projekti teatral i Qendrës për Art Bashkëkohor e Kulturë nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut që do të vijë në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës më 26 prill në orën 19:00. Pjesa me regji nga Jovan Ristovski dhe bashkëautore Vesna Kusleska është një shfaqje dokumentare e bazuar në çështjen e diskriminimit dhe korrupsionit me histori të fuqishme bazuar në dëshmi reale nga grupe etnike të ndryshme nga Ballkani.
2. “Bashkëbisedim me nënloken” është ekspozita personale e Fetah Shehut që do të çelet te “Galeri Oda” në Shkodër mbrëmjen e kësaj të shtune, më 26 prill, në orën 18:00.
3. Koncerti festiv “Me Ritmet e Tropojës” do të vijë në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë mbrëmje, më 25 prill, në orën 19:00. Koncerti kremton regjistrimin e K’cimit të Tropojës në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
4. “Kërkohet një tenor”, një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar me atë “Migjeni” është komedia që vjen në skenën e teatrit “Migjeni” më 25 prill në orën 19:00 nën regjinë e Armando Borës.
5. Koncert simfonik nga Orkestra Simfonike e RTSH do të vijë më 25 prill në orën 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve me solist Smerald Spahia dhe dirigjent Fernando Marina.
6. “Hamleti në fshatin Katran” është shfaqja që do të ngjitet premierë në skenën e teatrit ‘Zihni Sako’ në Gjirokastër më 25 prill në orën 19:00.
7. Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut vijon këtë të premte më 25 prill, në orën 19:00 me ekspozitën “Monografia e Kostumeve Popullore Maqedonase” nga Vladimir Janevski, që do të çelet në Qendrën e Informacionit Kulturor të Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
Komente
