Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Dita botërore e librit dhe e të drejtës së autorit’, te FHF! Diskutime me Ben Blushin në COD dhe me Enkel Demin në Durrës

23 Prill, 14:33| Përditesimi: 24 Prill, 11:22

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Kjo e mërkurë, 23 prill, shënon disa aktivitete me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. Prej orës 9:00-16:00 në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Tiranë, për të 17-tin vit rradhazi organizohet “Dita botërore të librit dhe të drejtës së autorit”.  Aktivitete mbahen edhe në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, në Bibliotekën Kombëtare dhe në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë, ku në orën 18:00 do të çelet ekspozita “Bëhet libër, bëhet art” nga shtëpia botuese “Albas”, që sjell një udhëtim vizual me ilustrime origjinale të artistëve, që kanë formësuar imagjinatën e brezave përmes librit.

2. Takimi që mbahet këtë të enjte, më 24 prill në orën 18:00 nga Klubi i Librit “Albas” te Libraria Albas do të jetë rreth librit “Komediania”, një roman që zhbiron prapaskenat e suksesit, ambicies dhe dashurisë në botën e stand-up komedisë.

3. Filmi i animuar “Rafadan Tayfa: Aventura në Tynel” shfaqet këtë të mërkurë, më 23 prill në orën 17:00 te Kinema “Millennium” në Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve.

4. “Shkrimi Artistik në Epokën Moderne” është diskutimi që mbahet te Qendra “Dua” të mërkurën, më 23 prill, në orën 18:30.

5. Në vijim të ekspozitës “Shqiptarë të panjohur”, Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) organizon këtë të enjte më 24 prill në orën 18:00 një bashkëbisedim me Ben Blushin, i cili do të rrëfejë për publikun historitë e secilës fotografi.

6. Këtë të enjte, më 24 prill në orën 19:00 në librarinë “Hugo” në Durrës mbahet një takim me shkrimtarin Enkel Demi.

7. “Letërsia mes ideologjisë dhe identitetit” me autorët Lindita Arapi dhe Arian Leka është aktiviteti që do të mbahet këtë të mërkurë, më 23 prill, në orën 18:30 në Qendrën Gëte në Tiranë (Goethe-Zentrum Tirana). Aktiviteti është parashikuar të vijë si një mbrëmje reflektimi për fjalën, heshtjen dhe rolin e letërsisë sot.

Xh.K/B.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?