Kultura

Aktivitetet kulturore/ 'Ditar i një udhëtari', ekspozitë nga piktori Parid Dule! 'Enigma e një fundi', diskutim për romanin e Julian Barnes

30 Shtator, 11:36| Përditesimi: 30 Shtator, 15:06

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “MAESTRALE TEATRO” NË TIRANË, SHFAQJE TE EKSPERIMENTALI

Kompania e re teatrale ‘Maestrale Teatro’ zgjeron praninë e saj në hapësirën ballkanike me shfaqjen “Diçka e madhe. Përmbledhja e brezit millennial”. Vepra e prodhuar nga AMA – Accademia Mediterranea dell’Attore, nën drejtimin artistik të Franco Ungaro, me regji nga Maria Cassi dhe Leonardo Brizzi, do të nisë turneun sonte në mbrëmje në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar Eksperimental të Tiranës.

2. “ERASHKA”, KOMEDIA E CARLO GOLDONIT NË TEATRIN “SKAMPA”

“Erashka” është komedia rinore nga Carlo Goldoni që do të shfaqet në teatrin “Skampa” në Elbasan edhe sonte në orën 18:00.

3.AKTIVITETE NË DITËN KOMBËTARE TË TRASHËGIMISË KULTURORE

Me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore vijojnë të mbahen disa aktivitete. Sot mbasdite, në orën 17:30 në sheshin para Mitropolisë në Korçë do të mbahet ekspozita fotografike “Gjurmë Portash”.

4. “ENIGMA E NJË FUNDI”, DISKUTIM PËR ROMANIN E JULIAN BARNES

“Enigma e një fundi” nga Julian Barnes, romani fitues i “Man Booker Prize” është libri për të cilin do të diskutohet në qendrën “Dua” këtë të martë në orën 18:30.

5. “IDIOTI” I DOSTOJEVSKIT, DISKUTIM TE “MUSINE KOKALARI”

“Idioti” është libri i muajit, që do të diskutohet te biblioteka “Musine Kokalari” në Tiranë më 30 shtator në orën 17:30.

6. “DITAR I NJË UDHËTARI”, EKSPOZITË PERSONALE E PARID DULES

 “Ditar i një udhëtari” është ekspozita personale e piktorit Parid Dule, që do të çelet mbrëmjen e nesërme, më 1 tetor, në orën 19:00 në galerinë FAB të Universitetit të Arteve. Ajo vjen e kuruar nga Orlis Vathi dhe do të qëndrojë e hapur deri më 9 tetor.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?