Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. “BRIGJET E PAVETËDIJES”, SHFAQET MONODRAMA POETIKE
Monodrama “Brigjet e pavetëdijes” (Seashores of Unconsciousness) është shfaqja që do të vijë në Durrës këtë të diel në orën 17:30. Kjo monodramë është një thirrje e brendshme, një poezi skenike që na çon drejt brigjeve të pavetëdijes.
2. “DJALI MILIARDER”, SHFAQJE NË TEATRIN E KUKULLAVE NË TIRANË
“Djali miliarder” është shfaqja për fëmijë, që do të ngjitet këtë të diel në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë në oraret 10:30 dhe 11:30 paradite.
3. “FUNDJAVA MAGJIKE”, PËR FËMIJËT NË TEATRIN EKSPERIMENTAL
“Fundjava magjike” është shfaqja që do të vijë këtë të diel në orën 10:30 te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë.
4.“SHQIPËRIA 1994, EKSPOZITË FOTOGRAFIKE NGA GIANNI BELLESIA
“Shqipëria 1994 – Një popull në lëvizje” është ekspozita e fotografit italian Gianni Bellesia që vijon të qëndrojë e çelur në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës.
5. VIJON EDICIONI I 27-TË I FESTIVALIT TEATROR “SKAMPA”
Vijon të mbahet edhe këtë të shtunë dhe të diel edicioni i 27-të i Festivalit Teatror “Skampa”. Këtë vit do të ngjiten në skenë 11 shfaqje, në Elbasan, por edhe në Tiranë, nga nëntë trupa të ndryshme teatrore, mes të cilave ajo e Ankarasë, e Stambollit, si dhe trupat nga Greqia, Kosova, Lituania, Serbia e Shqipëria.
6. RIKTHEHET NË TEATRIN KOMBËTAR SHFAQJA “FERMA E KAFSHËVE”
“Ferma e kafshëve” është shfaqja teatrore, që po vijon të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës edhe sonte e nesër.
Komente
