Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend
1. “Duo Piano” është koncerti i pianisteve Silvana Skënderi dhe Fjorda Veizaj që do të mbahet në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve këtë të mërkurë në 28 maj në orën 19:30. Koncerti do të sjellë vepra nga kompozitorë të famshëm evropianë dhe vjen në kuadër të Javës së Evropës 2025 në bashkëpunim me Ambasadën Çeke në Tiranë.
2. “Sequeze e Frequenze” është festivali i muzikës elektronike që do të mbahet te “ArTurbina” në 28 maj në orën 18:30 si një pikë ku do të takohen Italia dhe Shqipëria në një rrjet frekuencash, bashkëpunimesh dhe pranish. Festivali vjen i kuruar nga Luca Maria Baldini.
3. “Fearless Five” është projekti më i ri i Enrico Rava-s, një kuintet i përbërë nga një brez i ri muzikantësh, i cili do të vijë mbrëmjen e kësaj të marte, në 27 maj në orën 20:00 me një koncert në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë. Revista historike Musica Jazz, me rastin e referendumit vjetor të Top Jazz-it, i dha grupit Fearless Five çmimin për vitin 2024, si “Disku i vitit” dhe “Grupi i vitit”.
4. Festivali Teatror “Mediums” sjell në 28 maj në orën 15:00 në Teatrin e Kukullave teatrin për fëmijë “Tre”, një shfaqje për fëmijë në gjuhën e shenjave dhe në gjuhën e folur.
5. “Muzika popullore dhe e kultivuar shqiptare” ësht aktiviteti që do të sjellë në Vlorë tinguj muzike në një koncert mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.
6. “Kronikë e një vdekje të lajmëruar” nga Gabriel García Márquez është takimi që do të mbahet te Qendra Dua në Tiranë këtë të martë në orën 18:30.
7. “Autoritarizëm në tranzicion” nga Përparim Kabo është libri që do të diskutohet këtë të martë në orën 18:30 në Klubin e Librit “Ivanaj” në Tiranë.
Komente
