Kultura

Aktivitetet kulturore/ Dy festivale muzike në Durrës! 'Verë në Kolonjë', muzikë në sheshin 'Eilindja' në Ersekë

27 Gusht, 13:21| Përditesimi: 27 Gusht, 16:07

  • Share

1.Dy festivale muzike në qendër të qytetit të Durrësit

Dy festivale të përvitshme, tashmë të kthyer në traditë do të mbahen gjatë dy netëve në sheshin “Liria” të qytetit të Durrësit. Mbrëmjen e së mërkurës duke filluar nga ora 19:00 do të vijë Festivali i Muzikës nga “Wofa” (World Festival Association), ndërsa të enjten, në po të njëjtën orë fillon Festivali Folklorik – MIOFF (Multicultural International Organization Of Festivals).

2.“Verë në Kolonjë”, muzikë në sheshin “Eilindja” në Ersekë

Në qendër të qytetit të Ersekës vijon të mbahet aktiviteti “Verë në Kolonjë”. Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në sheshin “Rilindja” të qytetit do të interpretojnë Samir Poda & Band.

3. Çelet Festivali Ndërkombëtar i Video-Artit “Gjon Mili”

Festivali Ndërkombëtar i Video-Artit “Gjon Mili” vjen me edicionin e tij të tretë, nga sonte në orën 19:00 në Muzeun Gjon Mili, në Korçë. Për tre ditë, ndërtesa që mban emrin dhe trashëgiminë e mjeshtrit të dritës, shndërrohet në një hapësirë të gjallë ku video arti fton në një përvojë ndërmjet imazhit, kujtesës dhe eksperimentit vizual.

4. Një teatër letre i Pazarit të Vjetër! Fëmijët, art te Marubi

“Peep Show Box: Një teatër letre i Pazarit të Vjetër” është aktiviteti që do të mbahet në Muzeun Marubi në Shkodër në 27 gusht nga ora 10:00-13:00. Me mentore Jozefina Vokrrin në të mund të marrin pjesë nxënës nga 10–15 vjeç. Ata ftohen të ndërtojnë një kutizë të vogël “Peep show”, frymëzuar nga fotografitë historike të Koleksionit Marubi, që dokumentojnë jetën në Pazarin e Vjetër të Shkodrës.

5. Saskia Holmkvist, bisedë artistike në galerinë “Zeta”

Mbrëmjen e së enjtes në orën 19:00 te Galeria e Artit Bashkëkohor “Zeta” në Tiranë do të zhvillohet një bisedë artistike me artisten Saskia Holmkvist. Artistja do të prezantojë filmin e saj të fundit dhe punën e saj të fundit performuese.

6. Patassini e d’Alessandro në Shtëpinë-Muze “Oso Kuka”

Vijon të mbahet në Shkodër, edicioni i 16-të i “Shkodra Jazz Festival”. Mbrëmjen e nesërme në banesën e Oso Kukës në orën 20:30 do të performojnë artistët se Ilaria Pilar Patassini dhe Alessandro d’Alessandro, një këngëtare, interprete dhe autore me formim klasik dhe shpirt endacaku dhe një muzikant i organetos, i gjithanshëm, që vjen nga tradita e madhe popullore e folkut italian.

7. Epoka e rilindjes dhe baroku në një mbrëmje muzikore

Një mbrëmje muzike me muzikë nga epokat e Rilindjes e Barokut do të mbahet te Qendra Rinore Arka në Shkodër të enjten në orën 20:30 interpretuar nga sopranoja Kaltrina Miftari, Safet Berisha, kundërtenor dhe Drilon Çoçaj në kitarë.

8. Filmat e fundgushtit te kinemaja “Open Air Tirana”

Java e fundit e gushtit sjell disa filma në kinemanë e hapur “Open Air Tirana” te “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve. Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do të shfaqet filmi “Dirty Dancing”, ndërsa nesër, në 28 gusht do të shfaqet filmi “Kiki’s Delivery Service”.

9. “Himara Open Cinema”, filma për fëmijë dhe të rritur

Java e fundit e gushtit vjen me disa filma për fëmijë dhe të rritur në kinemanë e hapur në Himarë. Sonte në orën 20:15, fëmijët mund të ndjekin filmin “Rruga drejt Eldorados”, ndërsa nesër mbrëma filmin “Luca”. Ndërkohë, në orën 22:15, sonte, për të rriturit shfaqet filmi “The Age Of Adaline” (Mosha e Adalinës), ndërsa nesër filmi “Before Sunrise”.

10. Filmi “Shrek 1” në sheshin e qytetit të Përrenjasit

Mbrëmjen e nesërme në orën 20:00, në sheshin e qytetit të Përrenjasit do të shfaqet filmi “Shrek 1”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?