Kultura

Aktivitetet kulturore/ Ekspozita e motorëve 'Moto Fest' në Shkodër! 'Transformime: Dy Perspektiva nga Ballkani', te Galeria 'Zeta'

22 Maj, 15:15| Përditesimi: 22 Maj, 15:25

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Transformime: Dy Perspektiva nga Ballkani” titullohet ekspozita fotografike nga Jutta Benzenberg dhe Aleksandar Crnogorac, që çelet te Galeria “Zeta” në Tiranë më 23 maj në orën 18:00.

2. Një ekspozitë nga Agron Polovina do të hapet këtë të enjte, më 22 maj në orën 19:00 te Galeria “Vilson Kilica” në Fier.

3. “Tregime fshati” është aktiviteti që do të mbahet në Rabdisht në Dibër më 23 dhe 24 maj nga ora 10:00 - 21:30. Të pranishmit mund të shijojnë natyrën, kulturën dhe traditat lokale, të bëhen pjesë e panaireve me produkte artizanale

4. Ekspozita e motorëve, “Moto Fest” mbahet në Shkodër në 22 dhe në 23 maj nga ora 11:00-22:00. Të pranishmit mund të bëhen pjesë edhe e koncerteve festive para Bashkisë së qytetit.

5. “Teatri dhe artet performuese” është aktiviteti që do të mbahet në 23 maj në orën 11:00 te Shtëpia e Evropës në kuadër të Javës Evropiane.

6. Nga mesdita e 23 majit dhe në 24 maj, qyteti i Memaliajt do të bëhet mikpritës i “Vjosa n’Fest, një festival kulturor që sjell bashkë muzikën, natyrën, sportet, artin dhe turizmin. Festivali shënon edicionin e tij të katërt.

7. Shfaqja “Opera Gala” nga Trupa e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit udhëton për shfaqje te teatri “Petro Marko” në Vlorë, këtë të premte, në 23 maj në orën 19:00.

8. Festivali i Letërsisë “ZaNa” në Mitrovicë dhe në Shkodër shënon edicionin e tij të pestë nën temën “Udhëtimi”. Më 23 maj në orën 19:00, mikpritës  i festivalit është qyteti i Shkodrës.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?