1.EKSPOZITA “TEMPO” NGA JAKUP FERRI NË KRYEMINISTRI
Ekspozita “Tempo” nga Jakup Ferri, hap sezonin e vjeshtës këtë të enjte në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë. Artisti vjen për herë të parë në Shqipëri me një ekspozitë personale, duke sjellë në COD një univers të gjallë plot ngjyra, figura dhe ritme që vallëzojnë mes reales dhe imagjinares.
2.THESARET E NATYRËS, ARGËTIM NË “LAKE FESTIVAL ZOGAJ”
Më 10 dhe 11 shtator, në fshatin Zogaj në Shkodër, bashkohet natyra, arti dhe tradita. Qytetarët dhe fëmijët mund të bëhen pjesë e gatimeve të zonës, lojëra, shëtitje me varkë dhe tregime mbi liqenin. Ekspozita fotografike do të vijë si një dëshmi mbi florën dhe faunën e pasur.
3. MBYLLET SONTE FESTIVALI EUROPIAN I FILMIT TË TË RINJVE
Në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë shënohet sonte nata përmbyllëse e edicionit të tretë të “Tirana European Youth Film Festival”.
4. NJË JAVË ME FILMA NË KINEMA “ROZAFA” NË SHKODËR
Në kinemanë “Rozafa” në Elbasan do të shfaqen disa filma, duke filluar nga mbrëmja e kësaj të enjteje, më 11 shtator, në orën 19:00. Filmi i parë që do të shfaqet është “Magjepsja: Ritet e fundit” (The Conjuring: Last rites).
5. “AVATAR CITY”, EKSPOZITË NGA DRITAN NASI NË GALERINË FAB
“Avatar City” titullohet ekspozita nga Dritan Nasi, e çelur në galerinë FAB të Universitetit të Arteve e që do të vijojë deri në 14 shtator.
6. KOMEDIA “TESTAMENTI I RI” NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR
“Testamenti i ri” është komedia që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë nga 10 deri më 13 shtator në orën 20:00.
7. MAJLINDA KELMENDI, EKSPOZITË NË GALERINË “ODA” NË SHKODËR
“Struktura të papajtueshme” është ekspozita nga Majlinda Kelmendi, që vijon të qëndrojë e çelur prej kësaj të hëne në orën 19:00 te galeria “Oda” në Shkodër.
Komente
