Kultura

Aktivitetet kulturore/ Ekspozitë fotografike për historinë e biçikletës në vend! Imazhe nga dokumentari ‘Shqipëria e bukur dhe primitive’ te COD

7 Maj, 12:38| Përditesimi: 7 Maj, 12:42

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit

1. Një ekspozitë fotografike e historisë së përdorimit të biçikletës do të çelet te “Reja” pranë godinës së Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, më 8 maj në orën 19:00. Për herë të parë, publiku shqiptar do të njihet me traditën historike mbi një shekull të përdorimit të biçikletës në Shqipëri, ndërsa do të ketë mundësinë të shohë fotografi dhe materiale arkivore, që datojnë që nga vitet 19:00.

2. Në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë (COD) është çelur ekspozita fotografike “Shqipëria e bukur dhe primitive”. Të pranishmit do të mund të shohin imazhe të marra nga dokumentari me të njëjtin titull i xhiruar në vitin 1930 nga Burat dhe Elliot Taylor dhe të restauruara nga Shpend Bengu.

3. Në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës më 8, 9 dhe 10 maj në orën 20:00 do të shfaqet sërish pjesa teatrore, “Ferma e kafshëve”.

4. “Klani i të divorcuarave” është shfaqja teatrore që do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë edhe mbrëmjen e kësaj të mërkure dhe të enjten, më 7 dhe 8 maj, në orën 20:00.

5. Në galerinë FAB të Universitetit të Arteve vijon të qëndrojë e çelur ekspozita tribut për Ali Osekun, “Substancë”.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?