Kultura

Aktivitetet kulturore/ Ekspozitë për Ali Osekun në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta te galeria FAB! 'Festivali mesdhetar i filmit' te qendra Agimi

30 Prill, 13:26| Përditesimi: 30 Prill, 13:28

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit

1. Mbrëmjen e kësaj të mërkure, në orën 19:00 në galerinë FAB të Universitetit të Arteve çelet ekspozita “Ali Oseku substance/In memoriam”. Ekspozita vjen si homazh në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të piktorit Ali Oseku dhe është kuruar nga Najada Hamza.

2. “Tirana Mediterranean Film Festival” është aktiviteti që do të çelet më 1 maj në orën 19:00 në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë.

3. Festivali teatror “Mediums” do të sjellë sonte në orën 20:00, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, dokumentarin teatral “8%”.

4. Ekspozita “Kopshti i ëndrrave” nga Anteo Gremi do të çelet mbrëmjen e kësaj të mërkure në orën 19:00 te Galeria e Artit në kryeqytet.

5. “Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë” do të ngjitet në skenën e Teatrit “Metropol” mbrëmjen e 1 majit në orën 20:00.

6. Komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” do të shfaqet në sallën e Universitetit të Arteve në 1 maj në orën 20:00, ndërsa do të vijojë të shfaqet edhe tre net të tjera.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?