Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndrra e Gotfridit’ sonte te kisha e Shën Luçisë! Vendi më i humbur në Shqipëri premierë te Amfiteatri Antik, Durrës

14 Korrik, 11:24| Përditesimi: 14 Korrik, 15:17

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. “Ëndrra e Gotfridit”, opera dhome me një akt nga Redi Radoja shfaqet mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 19:30 në kishën e Shën Luçisë në Durrës si pjesë e Festivalit XX Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës.

2. “Fabrika e Fuqisë Punëtore” (Labour Power Plant) është filmi që do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 19:00 në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë. Me regji nga Romana Schmalisch dhe Robert Schlicht, ky dokumentar eksperimental turbullon kufirin mes realitetit dhe trillimit, duke e ftuar publikun të reflektojë mbi vlerën dhe të ardhmen e punës njerëzore. Shfaqja e filmit do të pasohet nga një bisedë me regjisorët.

3. Filmi “Përrallë nga e kaluara”, një nga komeditë më të ndjekura nga publiku shqiptar shfaqet mbrëmjen e kësaj të hëne, në 14 korrik, në orën 20:30 në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

4. Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare II vijon të mbahet në Nikç, Kelmend, Lugina e Cemit në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” deri në 20 korrik.

5. “Qeramika e Kujtesës – Duar të vogla, Trashëgimi e Madhe” është punëtoria që do të mbahet në 15 korrik në orën 10:00 te Muzeu Historik i Shkodrës. Fëmijët do të mësojnë për qeramikën ilire dhe do të krijojnë veprat e tyre.

6. Një festë që bashkon traditën, historinë, bukuritë natyrore dhe historinë e trevës së Dukagjinit, “Festa e Qereshit” do të mbahet në Dukagjin në 15 korrik në orën 11:00. Mes të tjerash, të pranishmit mund të shijojnë edhe muzikën dhe vallet folklorike të zonës, ushqimet tradicionale, të eksplorojnë pika turistike, të bëhen pjesë e një panairi me veshje e punime popullore etj.

7. “Vendi më i humbur në Shqipëri” është shfaqja me regji nga Andia Xhunga që do të shfaqet premierë te Amfiteatri Antik i Durrësit mbrëmjen e 15 korrikut në orën 21:00.

Xh.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?