Kultura

Aktivitetet kulturore/ Epoka e Rilindjes dhe baroku në një mbrëmje muzikore, rikthehet komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri”

28 Gusht, 14:52| Përditesimi: 28 Gusht, 16:17

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1.FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I GJALLICËS NË EDICIONIN E TRETË
Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar Gjallica vjen në Kukës duke filluar nga 29 gushti në orën 17:00, për të vijuar edhe në 30 gusht. Aktiviteti është konceptuar si përkujtim i jetëve të humbura nga masakrat e ushtrisë serbe në Përbreg dhe në të gjithë zonën e Lumës, në vitin 1913. Të pranishmit mund të ndajnë përvoja e nderojnë përmes muzikës, kujtimeve e historive, ndërkohë që do të ketë edhe një prezantim libri.

2. AKTIVITET I HAPUR PËR TRANSFORMIMIN E KALASË SË BASHTOVËS

Më 29 gusht, duke filluar nga ora 18:00 mund të dëshmoni transformimin e Kalasë së Bashtovës, dikur një sit historik i braktisur, përmes një aktiviteti të hapur për publikun. Aktiviteti sjell historinë në jetë me mure të restauruara, një qendër të re vizitorësh dhe një eksperiencë multimediale që lidh të shkuarën me të tashmen.

3. SASKIA HOLMKVIST, BISEDË ARTISTIKE NË GALERINË “ZETA”
Mbrëmjen e sotme në orën 19:00 te Galeria e Artit Bashkëkohor “Zeta” në Tiranë do të zhvillohet një bisedë artistike me artisten Saskia Holmkvist. Artistja do të prezantojë filmin e saj të fundit dhe punën e saj të fundit performuese.

4.FESTIVALI FOLKLORIK- MIOFF NË QYTETIN E DURRËSIT
Festivali Folklorik – MIOFF (Multicultural International Organization Of Festivals) mbahet mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në sheshin “Liria” të qytetit të Durrësit. Pjesëmarrës trupa folklorike nga vende të rajonit dhe më gjerë.

5. VIJON FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I VIDEO-ARTIT “GJON MILI”
Festivali Ndërkombëtar i Video-Artit “Gjon Mili” vijon sonte në Muzeun Gjon Mili, në Korçë, e do të vijojë edhe nesër, për t’u zhvendosur gjatë shtatorit në jug të vendit e më pas në Manhattan. Këtë vit ai shënon edicionin e tij të tretë.

6. PATASSINI E D’ALESSANDRO NË SHTËPINË-MUZE “OSO KUKA”
Vijon të mbahet në Shkodër, edicioni i 16-të i “Shkodra Jazz Festival”. Mbrëmjen e sotme në banesën e Oso Kukës në orën 20:30 do të performojnë artistët se Ilaria Pilar Patassini dhe Alessandro d’Alessandro, një këngëtare, interprete dhe autore me formim klasik dhe shpirt endacaku dhe një muzikant i organetos, i gjithanshëm, që vjen nga tradita e madhe popullore e folkut italian.

7. “NUR NDËR MAJA”, EDICIONI I DYTË I FESTIVALIT NË SHIROKË
Festivali “Nur Ndër Maja” vjen në edicionin e tij të II-të në Shirokë më 29 gusht në orën 20:00. Këtë herë ai do të ketë si vendndodhje qendrën e sporteve ujore dhe kundrimit të shpendëve.

8. EPOKA E RILINDJES DHE BAROKU NË NJË MBRËMJE MUZIKORE
Një mbrëmje muzike me muzikë nga epokat e Rilindjes e Barokut do të mbahet te Qendra Rinore Arka në Shkodër sonte në orën 20:30 interpretuar nga sopranoja Kaltrina Miftari, Safet Berisha, kundërtenor dhe Drilon Çoçaj në kitarë.

9. RIKTHEHET KOMEDIA “VENDI MË I HUMBUR NË SHQIPËRI”
Komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri” rikthehet në Tiranë me disa shfaqje në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës. Ajo do të shfaqet në 29, 30 dhe 31 gusht në orën 20:00.

10. FILMAT E FUNDGUSHTIT TE KINEMAJA “OPEN AIR TIRANA”
Java e fundit e gushtit sjell disa filma në kinemanë e hapur “Open Air Tirana” te “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve. Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do të shfaqet filmi “Kiki’s Delivery Service”, ndërsa nesër, më 29 gusht do të shfaqet filmi “Hangover”.

11. FILMAT PËR FËMIJË E TË RRITUR TE “Himara Open Cinema”
Java e fundit e gushtit vjen me disa filma për fëmijë dhe të rritur në kinemanë e hapur në Himarë. Sonte në orën 20:15, fëmijët mund të ndjekin filmin “Luca”. Ndërkohë, në orën 22:15, sonte, për të rriturit shfaqet filmi “Before Sunrise”, ndërsa mbrëmjen e nesërme filmi “Hangover”.

12. “VERË NË KOLONJË”, KONCERT I ORKESTRËS I QENDRËS “FAN NOLI”
“Verë në Kolonjë” vijon programin festiv për muajin gusht. Mbrëmjen e nesërme në sheshin “Rilindja” në Ersekë në orën 20:00 do të ketë një koncert nga Orkestra e Qendrës Kulturore “Fan Noli” të Leskovikut.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?