1. “Arbnight”– Ethno Pulse mbahet te Pazari i Vjetër në Korçë neswr në orën 20:00. Në skenë do të interpretojnë virtuozi arbëresh Pierpaolo Petta, këngëtari Bledi Polena, që do të sjellë për të pranishmit këngë arbëreshe, Nuçiel Doko e Edison Labi dhe ansambli “Skënderbeu” i qytetit të Korçës.
2. Festivali i muzikës elektronike “Lumina” rikthehet në Korçë në edicionin e tij të dytë, sonte dhe neswr. Ai do të mbahet në orën 20:00 në Parkun Rinia të qytetit.
3. Edicioni i tetë i Festivalit të muzikës moderne vijon të mbahet në Shkodër edhe mbrëmjen e kësaj të premteje dhe të shtunën. Sonte ai do të mbahet në Gjuhadol në orën 21:00, ndërsa mbrëmjen e nesërme, që është dhe nata e fundit e tij, do të vendoset në sheshin e pedonales “Kolë Idromeno” në orën 21:00.
4.“Fuqizimi i Artizanit Shqiptar” është aktiviteti që do të mbahet në 25 korrik në orën 18:00 te Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë. Ky aktivitet ka si qëllim promovimin e zejeve tona tradicionale dhe prezantimin e shërbimeve të reja që Dhoma Kombëtare Zejtarisë ofron për artizanët dhe zejtarët shqiptarë. Rreth 30 artizanë të ndryshëm do të shpalosin krijimtarinë e tyre dhe promovojnë traditën e kulturën shqiptare.
5. “AWD/Screenings”, dokumentar nga Dieter Rams do të shfaqet te Qendra e Artit “Agimi” këtë të premte në orën 19:00.
6. “ZaFest 2025” do të vijojë edhe mbrëmjen e 25 dhe 26 korrikut në qytetin e Shkodrës.
7. Shfaqja për fëmijë “Lepurushi veshkaushi” do të vijë te Teatri i Kukullave “Llazar Verria” në Fier këtë të shtunë në orën 10:00.
Komente
